Shefi i OKB thotë se rezoluta e vititi 1999 e Këshillit të Sigurimit mbi Kosovën është ende në fuqi

02/04/2008

Bazuar në problemet e rëndësishme që UNMIK po ndesh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, mund të jetë e nevojshme të rregullohen operacionet e tij sipas realitetit të ri në terren, thotë sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun në raportin e tij të fundit mbi Kosovën.

(UN News Centre, Balkan Insight, Beta, B92 - 01/04/08; AFP - 31/03/08)

photo

Sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun. [Getty Images]

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB mbetet në fuqi për UNMIK megjithë deklarimin e pavarësisë së Kosovës, tha sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun në një raport të ri, botuar të martën (1 prill).

Misioni i OKB do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij në përputhje me pikat e dokumentit të miratuar në qershor 1999, "po qe se Këshilli i Sigurimit nuk vendos ndryshe", thoshte ai gjithashtu në raportin që mbulon zhvillimet në Kosovë nga 16 dhjetor 2007 në 1 mars 2008.

Ishte gjatë kësaj periudhe që Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, megjithë kundërshtimin e Beogradit dhe të serbëve të Kosovës. Shpallja e pavarësisë në 17 shkurt dhe ngjarjet që pasuan kanë krijuar "probleme të rëndësishme për aftësinë e UNMIK për të ushtruar autoritetin e vet administrativ", sipas raportit që Ban paraqiti të hënën von në Këshillin e Sigurimit.

"Për t'ju drejtuar këtyre problemeve, UNMIK, i udhëhequr nga nevoja e ngutëshme për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë, ka vepruar dhe do të vazhdojë të veprojë në një mënyrë realiste e praktike dhe në dritën e rrethanave që dalin."

Shefi i OKB megjithatë tregoi se realiteti që del mund të kërkojë ndryshime për të lejuar UNMIK të ushtrojë finksionet e veta në përputhje me rrethanat e reja.

"Në pritje të udhëzimit nga Këshilli i Sigurimi, mund të ketë një nevojë për UNMIK që të rregullojë vendosjen e vet operacionale me zhvilimet e ndryshimet në terren në një mënyrë vijueshme me kuadrin operacional të ngritur në kuadrin e rezolutës 1244," tha Ban.

Një numër incidentesh serioze ndodhën në Kosovë gjatë periudhës raportuese, vuri në dukje ai, duke shtuar megjithatë se situata tërësore e sigurisë mbetet "e qetë ndonse e nderë".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shpallja e pavarësisë shkaktoi një seri protestash nga serbët e Kosovës veçanërisht në veri të vendit. Ndonse demonstratat qenë kryesisht paqësore, disa incidente ndodhën rreth 17 shkurtit.

Lidhur me sulmet e 19 shkurtit në të cilat demonstruesit serbë të Kosovës shkatërruan pikat e shërbimit doganor në kalimet kufitare në Jarinje dhe Brnjak, në kufirin e Kosovës me Serbinë, Ban theksoi se çdo dhunë kundër stafit apo strukturave të UNMIK apo kundër anëtarëve të cilitdo komunitet të Kosovës, është i papranueshëm dhe nuk mund të tolerohet.

Shpërthimi më i keq i dhunës ndodhi në Mitrovicë në 17 mars, kur policia e UNMIK dhe trupat e KFOR u sulmuan ndërsa përpiqeshin të rimerrnin gjykatën e kontrolluar nga OKB në qytetin e ndarë etnikisht, tre ditë pasi qe kapur nga serbët etnikë. Një polic i UNMIK u vra dhe më shumë se 100 vetë u plagosën nga forcat ndërkombëtare dhe protestuesit serbë. Ndonse incidenti nuk është diskutuar në detaje në raport (ndodhur pas periudhës nën shqyrtim), Ban u kërkoi të gjithë të interesuarve të përmbaheshin.

Qëllimi i përpjekjeve të UNMIK është të sigurojë se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë dhe rajonin më të gjerë mbetet e qëndrueshme dhe se siguria e pacënueshmëria e popullsisë ruhet, vuri në dukje shefi i OKB.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment