01/04/2008
Duke kontribuar në misionet paqeruajtëse jashtë dhe duke zbatuar reformat e nevojshme në vend, Maqedonia ka provuar përkushtimin e vet ndaj objektivave të NATO-s, i tha ministri i mbrojtjes Lazar Elenkovski korrespondentit të Southeast European Goran Trajkov.
Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup - 01/04/08
![]() Ministri i mbrojtjes i Maqedonisë Lazar Elenovski. [Tomislav Georgiev] |
Southeast European Times: Cilat janë shanset për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë dhe çfar rolesh do të luajë Maqedonia pasi të bëhet një anëtare?
Ministri i mbrojtjes Lazar Elenovski: Me rezultatet e arritura në të gjitha fushat e jetës shoqërore, veçanërisht në segmentin e reformave ushtarake dhe pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse, Republika e Maqedonisë ka provuar se është një partner i barabartë që mund t'ja dalë me sukses sfidave të sotme dhe të mbrojë interesat e Aleancës. Për ne, ky është një përfitim ndaj qytetërimit për të cilin vendi ynë po punon intensivisht prej 15 vitesh.
Duke zbatuar Marrëveshjen e Ohrit, përparimin në ekonomi, mbrojtje dhe segmentet e tjerë si dhe duke përmbushur detyrat nga Planet e Veprimit për Anëtarësimin, ne kemi demonstruar një marrje të shpejtë të përgjegjësive dhe maksimumin e përkushtimit nga vendi ynë ndaj objektivave të NATO-s. Kështu, pas nëntë cikleve ne mund të themi se Republika e Maqedonisë përmbush kriteret bazë të përgjithëshme për dhënien e ftesës së anëtarësimit.
Për më tepër, si pjesë e rajonit, veçanërisht me partnerët Shqipërinë e Kroacinë, ne kemi demonstruar se po punojmë për ndryshimin për të cilin kemi kontribuar mjaft. Dhjetë vjet më parë ky rajon ishte një rajon i shkatërrimit dhe përgjakjes, paragjykimit dhe tabusë. Sot është një rajon ku të gjithë popujt kanë të njëjtin objektiv, që është integrimi evro-atllantik.
Sot, Republika e Maqedonisë, së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, si pjesë e Kartës së Adriatikut janë nxitësit rajonalë detyrimi i të cilave është të vazhdojnë të përkrahin vendet e tjera në udhën e tyre, deri sa krejt procesi i integrimit të finalizohet si një objektiv përfundimtar. Përparimi që është vënë në dukje padyshim nga aleatët tanë në Aleancë dhe më tej, është më së shumti kontributi ynë për paqen e sigurisë në botë. Lidhur me këtë, unë i referohem kontributit të vendit tonë në ofrimin e operacioneve të paqes. Republika e Maqedonisë merr pjesë tani në katër misione paqeje me kontigjentin e saj më të madh në misionin ISAF i cili është një operacion i drejtuar nga NATO në Afganistan.
Ne demonstrojmë një nivel të lartë pjesëmarrjeje, rreth 3% e pjesëmarrjes së forcvave tona tokësore, një shifër që është vërtet një përqindje e madhe për shumë vende në vetë Aleancën. Ne besojmë, megjithatë se ky është detyrimi ynë si një vend i barabartë me pjesën tjetër të partnerëve tanë. Ne nuk po flasim për një vend të vogël në Aleancën e madhe. Ne po flasim për një marrje të barabartë detyrimesh, së bashku me pjesën tjetër të vendeve në Aleancë. Ne po e bëjmë këtë tani si një kandidat dhe do të vazhdojmë ta bëjmë si një anëtar.
SETimes: A i ka përmbushur Maqedonia të gjitha kriteret e anëtarësimit në NATO?
![]() Vendet anëtare të NATO-s do të takohen në Bukuresht duke filluar nga e mërkura (2 prill). [Getty Images] |
Elenovski: Ne po flasim rreth Aleancës së NATO-s që është ngritur mbi disa vlera. Është një organizatë ku kriteri bazë është ecuria e shoqërisë dhe e e vendit apo më mirë akoma, një organizatë e bazuar mbi arritjet. Lidhur me këtë, Maqedonia ka përmbushur kriterin bazë. Ne jemi të ndërgjegjshëm se çdo transformim dhe çdo reformë nuk është një rrugë që vjen në një fund; është një udhë që vazhdon. Maqedonia është thellësisht e ndërgjegjëshme se çfar është bërë është vërtet e rëndësishme dhe kjo është një përparim i madh që pasqyron përmbushjen e kriterit bazë. Kështu që ne si një vend vazhdojmë të ndërtojmë reformat tona dhe interesin tonë strategjik si pjesë e komunitetit të gjerë demokratik.
SETimes: Është Maqedonia në gjendje të shmangë me sukses një veto greke?
Elenovski: Çështja e vetos greke për fat të keq u intensifikua dhe po përjeton kulmin e saj në këtë çast. Siç e kemi thënë më parë, duke patur në mendje se Aleanca e NATO-s është bazuar në vlerat dhe arritjet, vetoja greke lidhur me çështjen e emrit thjeshtë nuk përputhet me frymën e Aleancës dhe atë së cilës ajo i del zot. Shumica e përfaqësuesve të vendeve të tjera anëtare gjetën se çështja është një çështje politike dypalëshe dhe vendi i saj nuk është në NATO por në OKB, ku procesi i negociatave ka filluar nga ndërmjetësi i OKB Methju Nimetz. Unë besoj se vetoja greke është një instrument tipik i luftës së ftohtë dhe jo në NATO. Kjo thjeshtë nuk është zgjidhja. Unë shpresoj se jo vetëm Maqedonia por së pari aleatët tanë dhe ata që janë në favor të Alkeancës dhe rajonit, do t'ja dalin të gjejnë një zgjidhje optimiste. Ne besojmë se zgjidhja e gjetur duhet të jetë e tillë që të mos kërcënojë integrimin e ardhshëm të rajonit të të tre vendeve.
SETimes: Cili është ndikimi i pavarësisë së Kosovës në stabilitetin rajonal, veçanërisht në Maqedoni?
Elenovski: Siç e dini, Maqedonia zyrtarisht pranoi planin e Ahtisaarit. Ne menduan se ai ishte një zgjidhje e mirë dhe mbi të gjitha, një zgjidhje demokratike e largpamëse për integrimin e ardhshëm në rajon. Unë do të nënvizoj edhe një herë se objektivi dhe interesi përfundimtar për ne është integrimi i tërë rajonit në Aleancën e NATO-s dhe në BE. Kështu që plani i Ahtisaarit ishte i pranueshëm për ne. Tani, është vendimtare për shtetasit dhe shoqërinë demokratike në Kosovë të hyjnë në fazën e zbatimit të përshpejtuar të planit, duke provuar veten dhe fituar besimin dhe respektin e komunitetit ndërkombëtar në ndërtimin e një shoqërie demokratike e moderne. Është shumë e rëndësishme të vazhdohet me zbatimin e shpejtë për tamam të njëjtat arsye që ju vetë nënvizuat në pyetjen tuaj dhe që është siguria e rajonit. Kjo është një nga dy çështjet që vetë Aleanca theksoi si përparësore në 2008: finalizimi i çështjes së Kosovës dhe shtrimi i tre ftesave për vendet e Kartës Adriatike. Siç mund të shohim, nuk ka patur rreziqe më të mëdha sigurie që nga shpallja e pavarësisë deri tani. Nga ana tjetër, ne duhet të dimë se në Kosovë janë të pranishme 16,000 forca të NATO dhe KFOR, që garantojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Tani, është shumë e rëndësishme jo vetëm për vendet e tjera, por veçanërisht për Republikën e Serbisë, të vazhdojë ecjen në rrugën drejt integrimit evro-atllantik pasi të gjitha vendet dhe popujt në rajon i përkasin Evropës dhe janë evropianë. Kjo do të ishte zgjidhja e vërtetë për integrimin përfundimtar të rajonit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes