Trupat e EUFOR bastisin shtëpitë e familjes Karaxhiç

28/03/2008

Paqeruajtësit e EUFOR bastisën të enjten shtëpitë e familjes së të arratisurit serb boshnjak për krime lufte Radovan Karaxhiç dhe të një fqinji të tij, duke kërkuar informacion rreth vendndodhjes së tij.

(Blic - 28/03/08; AFP, Reuters, AP, DPA, BBC, Balkan Insight, EUFOR, B92 - 27/03/08; B92 - 26/03/08; Reuters - 07/03/08; BBC - 06/03/08)

photo

Paqeruajtësit e BE kryen një bastisje herët në mëngjes në shtëpitë e së shoqes dhe vajzës së Radovan Karaxhiç si edhe në shtëpinë e një fqinji. [Getty Images]

Paqeruajtësit e BE në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) bastisën të enjten (27 mars) shtëpitë e anëtarëve të familjes dhe të një fqinji të ish kreut serb boshnjak Radovan Karaxhiç, në një orvatje për të gjetur gjurmë të vendodhjeve të të dyshuarit kryesor për krime lufte.

Operacioni u nis përpara agimit me kontrolle të njëkohshme në shtëpinë e gruas së të arratisurit, Lijana Zelen Karaxhiç, të vajzës së tij Sonja Karaxhiç Joviçeviç dhe të Smiljka Popov, që besohet se i përket një rrjeti mbështetësish për të ndihmuar udhëheqësin e kohës së luftës t'i shmanget drejtësisë. Të gjitha shtëpitë janë në Pale, 16 km në juglindje të Sarajevës.

"Qëllimi i operacionit është të gjejë material dhe informacion që mund të ndihmojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në kërkimin në vazhdim për personat e paditur për krime lufte," tha zëdhënësi i EUFOR, Filip Treloar. "Ne po ushtrojmë presion mbi rrjetet që besohet se janë përfshirë në mbrojtjen e këtyre personave."

Gjatë bastisjeve që u mbështetën nga forcat e NATO-s në BiH, paqeruajtësit gjetën "objekte me interes" që do të shyrtohen, tha Treloar. Policia serbe boshnjake dha gjithashtu mbështetje.

Më parë këtë muaj, forcat lokale kontrolluan shtëpitë e ish truprojeve të Karaxhiçit, Nebojsha Çavkiç dhe Vlatko Lopatiç, të dyshuar për ndihmën ndaj tij për t'i shpëtuar arrestimit. Kompjuterat, telefonat celularë dhe kartat e SIM qenë midis gjërave të konfiskuara.

Operacioni i së enjtes u krye me kërkesë të ICTY, e cila lëshoi padinë e saj të parë kundër Karaxhiç dhe ish komandantit ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç, në 1995.

Të dy ata janë akuzuar për përfshirje në një mori krimesh të kryera gjatë konfliktit të 1992-1995 në BiH. Ata janë akuzuar gjithashtu me genocid rrjedhur nga masakra e Srebrenicës e korrikut 1995 e deri 8,000 burrave e djemve muslimanë boshnjakë dhe nga rrethimi 43 mujor i Sarajevës që la rreth 11,000 vetë të vdekur.

Karaxhiç u arratis në 1996. Ai besohet gjerësisht të lëvizë midis Republika Srpska, Serbisë dhe Malit të Zi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjatë vizitës së tij në BiH në 7 mars, Serge Bramertz, i cili zëvendësoi Karla del Ponte si kryeprokuror i OKB-së në janar, kërkoi arrestimin e Karaxhiç dhe Mlladiç.

Ata kryesojnë listën e katër të dyshuarve të mbetur që kërkohen ende nga ICTY. Dy të tjerët janë ish shefi serb boshnjak i sigurimit Stojan Zupljanin dhe Goran Haxhiç, një udhëheqës politik i akuzuar për krime të luftës të kryera gjatë konfliktit 1991-1995 në Kroaci.

Duke vepruar mbi një informacion, policia serbe bastisi një shtëpi në qytetin jugor të Nishit të mërkurën, si pjesë e një "kontrolli tërësor" për Zupljanin por nuk ja doli të arrestojë të arratisurin. Zyrtarët besojnë se ai qe informuar rreth operacionit.

Rasim Ljajiç, kreu i këshillit mbi bashkëpunimin e Serbisë me ICTY dhe kryeprokurori serb për krimet e luftës Vladimir Vukçeviç, të dy konfirmuan se gjurmët e gjetura gjatë bastisjes treguan se Zupljanin kishte qenë atje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment