Bashesku i Rumanisë i turret përsëri medias

26/03/2008

Gazetarët janë përsëri të pakënaqur me komentet nga presidenti Traian Bashesku që kohët e fundit i akuzoi ata për të qënët zëdhënës për manjatët e medias që synojnë të godasin atë.

Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht – 26/03/08

photo

Presidenti rumun Traian Bashesku thotë se ai dhe familja e tij sulmohen nga kompanitë e medias. [Getty Images]

Presidenti Traian Bashesku nisi një sulm të ri në 14 mars kundër kompanive të medias rumune që ai pretendon se po udhëheqin një fushatë kundër tij.

Bashesku ju drejtua medias si "një bashkëshort e baba, jo si president" pasi një raport gazete e akuzoi atë për borxhe ndaj një banke të harruara ndërsa ishte ministër i transportit.

Kritika e tij ndaj medias u shkaktua gjithashtu nga një sërë raportesh të fundit që talleshin me vajzën e tij Elena Bashesku, sekretarja e përgjithëshme e sapoemëruar e organizatës së rinisë të Partisë Liberal Demokratike, për gafat gjuhësore që bën gjatë fjalimeve.

Bashesku më pas i përpunoi vërejtjet e tij, duke akuzuar median për një "praktikë xhuboksi, në të cilën fut një euro në fillim të muajit dhe ato flasin në TV gjithë muajin për kënaqësinë e punësuesit".

"Kjo është praktika që unë sulmova,' tha ai, duke u zotuar t'u përgjigjet të gjitha "plehrave" që synonin familjen e tij.

Shoqata Rumune e Gazetarëve (AJR) lëshoi një njoftim shtypi duke i kërkuar Basheksut të kërkojë ndjesë publikisht. Ajo paralajmëroi se në qoftë se presidenti nuk e bën këtë në një mënyrë të kënaqëshme, ajo do të mbështesë një peticion që kërkon një sqarim zyrtar, duke deklaruar se ai nuk i referohej gazetarëve të lidhur me AJR.

"Si një baba i zemëruar, presidenti mund të reagojë brenda kufijve të politesës së tij, por si president i vendit ai nuk duhet të harrojë se media është pjesë e trashëgimisë demokratike të Rumanisë,' thoshte deklarata. "Presidenti duhet të mbrojë shtypin," shtonte ajo.

Klubi Rumun i Shtypit lëshoi një deklaratë që thoshte se "Shtypi nuk bën kopje me kopjativ. Bashesku ja detyron një pjesë të autoritetit të tij shtypit dhe ai ndoshta e di të vërtetën e thjeshtë: askush nuk ka fituar ndonjëherë ndonjë luftë kundër gazetarëve."

Deklarata kërkonte gjithashtu racionalizëm e profesionalizëm nga ana e medias.

Bogdan Teodoresku, një analist politik, tha se sulmi i presidentit ishte "imoral, i pasaktë por perfekt lidhur me teorinë e komunikimit.' Ai shtoi se "I vetmi kundërshtar që Bashesku ka në skenën publike është media."

Që kur ka marrë detyrën, presidenti ka bërë një seri vërejtjesh që kanë ngjallur kundërshtim, rreth pronarëve të kompanive të medias dhe gazetarëve. Në maj 2007, u shfaq një regjistrim në të cilin ai u dëgjua të quante një gazetare të TV "një jevgë që bie erë". Komentet ndezën akuza për racizëm dhe seksizëm.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading