Ndërmjetësi i OKB ofron propozimin e fundit në mosmarrëveshjen për emrin përpara samitit të NATO-s

26/03/2008

Një takim i ministrave të jashtëm të BE në Slloveni më pas këtë javë mund të jetë shansi i fundit për Maqedoninë dhe Greqinë për t'i dhënë fund mosmarrëveshjes së emrit përpara një samiti të NATO-s në Bukuresht javën e ardhëshme.

(AP, Reuters, DPA, MIA, Makfax - 26/03/08; AP, DPA, MIA, Makfax, ANA-MPA, Balkan Insight, UN News Centre - 25/03/08)

photo

Një burrë kalon përpara një shkrimi në mur, 'Maqedonia' në cirilike, në qendër të Shkupit. Greqia ka paralajmëruar se do të bllokojë hyrjen e fqinjës së vet në NATO për shkak të mosmarrëveshjes që vazhdon lidhur me emrin. [Getty Images]

I dërguari i posaçëm i OKB Methju Nimetz i kërkoi Shkupit dhe Athinës të martën (25 mars) të konsiderojnë propozimin e ri për një kompromis në mosmarrëveshjen e gjatë 17-vjeçare rreth emrit të Maqedonisë, pasi një raund i ri bisedimesh nuk arriti një marrëveshje.

"Të dy qeveritë kanë një dëshirë të fortë të zgjidhin këtë çështje," u tha Nimetz gazetarëve pas diskutimeve të tij me përfaqësuesit maqedonas dhe grek, Nikola Dimitrov dhe Adamantios Vasilakis, në Nju Jork. "Unë mendoj se çfar u sugjerova palëve është e rregullt, mendoj se është e nderuar, mendoj se ka një dimension gjeografik dhe shpresoj shumë që të dy qevreritë do ta shohin atë seriozisht."

Ndërsa nuk do të zbulonte detaje lidhur me atë që ai e përshkroi si një propozim të vetëm pa opsione, Nimetz shprehu shpresën se ajo do të ofronte një bazë për një zgjidhje.

Një seri opsionesh që ai ka paraqitur në muajt e fundit janë kundërshtuar nga njëra palë apo tjetra. Ata janë ende larg në qëndrimet e tyre, tha Nimetz pas bisedimeve të së martës.

Maqedonia, megjithatë shpreson se një zgjidhje mund të arrihet përpara nisjes së samitit tre-ditor të NATO-s në Bukuresht në 2 prill, kështu që ajo mund të marrë një ftesë për t'u bashkuar me paktin 26-vendesh së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Një anëtare e NATO-s që nga 1952, Greqia ka kërcënuar të bllokojë ofertën e anëtarësimit të fqinjës së vet po qe se ajo nuk ndryshon emrin, duke argumentuar se emri Maqedoni nënkupton pretendime territoriale ndaj një krahine greke veriore me të njëjtin emër.

Greqia këmbëngul se Maqedonia duhet referuar si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), emri me të cilin ajo u pranua në OKB në 1993 dhe që përdoret pë të nga shumica e organizatave ndërkombëtare. Gjatë viteve, megjithatë, lista e vendeve që e njohin vendin ballkanik me emrin e vet kushtetues, Republika e Maqedonisë, është rritur në 120.

Shtetet e Bashkuara, që u bashkua me këtë listë në 2004, i kërkoi Athinës dhe Shkupit të martën të përpiqen t'i japin fund grindjes së tyre përpara samitit të NATO-s.

Ndërsa shprehin gadishmërinë e tyre për një kompromis, zyrtarët maqedonas e kanë bërë të qartë se nuk do të kërkojnë një zgjidhje me çdo çmim.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kryeministri Nikola Gruevski shprehu skepticizëm lidhur me perspektivat e një marrëveshjeje që të arrihet brenda disa ditëve të ardhëshme.

Ai paralajmëroi gjithashtu se një veto greke do të "shkaktonte pakënaqësi të madhe midis shtetasve maqedonas" dhe do t'i shpinte negociatat në një "krizë të thellë" sa që vendi i tij mund të vendoste të tërhiqej nga procesi.

Mundësia e fundit që të dy vendet kanë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre përpara samititi të NATO-s do të jetë takimi jozyrtar dy-ditor që hapet në Brdo, Slloveni të premten.

Duke cituar një diplomat pa emër të NATO-s, Reuters raportoi të mërkurën se një opsion mbështetës është diskutuar. Ai do t'i jepte Shkupit një ftesë të kushtëzuar për t'u bashkuar me Paktin, por do ta vononte ratifikimin deri sa të arrihej një zgjidhje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment