Do të rinovohen burgjet e Maqedonisë

24/03/2008

Burgjet e mbipopulluara të Maqedonisë me kushte jetese nën standardet e vendosura nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, do të përmirësohen deri në maj 2010.

Nga Dimitar Boçevski për Southeast European Times in Skopje - 24/03/08

photo

Burgjet e Maqedonisë duhet të rinovohen. [Getty Images]

Rreth 4 milion euro në fonde qeveritare dhe 10 milion euro si kredi të Këshillit të Evropës do të përdoren për të rinovuar gjerësisht pesë burgjet më të mëdha të Maqedonisë nga prilli 2008 në maj 2010.

Qëllimi për projektin shumëfazash është të përmbushë standardet e BE duke rinovuar burgjet në qytetin Prilep, Ohër dhe Shtip, burgun qendror të shtetit në Idrizovo dhe burgun e Sutka.

"Në Idrizovo ne kemi në plan të ndërtojmë një spital burgu për pacientët adiktë dhe me sëmundje kronike, një njësi për të burgosurit me dënime të gjata dhe një strukturë për të burgosurit më të vjetër. Burgu i femrave do të transferohet në një burg shtetëror të femrave," tha drejtori i Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve të ministrisë së drejtësis, Jordan Mihajlovski.

Ai shtoi: "Këshilli i Evropës, duke konsideruar aplikimin tonë për anëtarësimin në BE, na kërkoi në përgjithësi ne të rritim standardet tërësore. Ne synojmë t'i sjellim kushtet në burgje në përputhje me kërkesat e të drejtave të njeriut."

Rreth 1.8 milion euro nga projekti CARDS 2006 do të përdoren për të rindërtuar burgjet np Shtip dhe Prilep dhe burgun qendror në Idrizovo. Më pas, Shtipi do të rritet në një burg rajonal dhe kapaciteti i tij do të shtohet në 400, duke lehtësuar mbipopullimin e Idrizovos.

"Shumë të meta në burgjet e Maqedonisë që nga mbikqyrja e 2004, janë eleminuar," tha përfaqësuesi i Këshillit Erik Shivanidze. Ai shtoi se "Kushtet jetësore panë një përmirësim por ende ekzistojnë mungesat e sigurimit të burgjeve dhe personelit të administratës."

Ndihmësi i avokatit të popullit Dragi Çelevski pas viziatave të tij në burgje në 2006 dhe 2007 përfundoi se ,"Kushtet jetësore dhe procedurat për miratimin e liri-daljeve, vizitave dhe privilegjve të tjera qenë problemet më të zakonshme për të cilat të dënurit kërkuan ndihmën tonë."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Problemi më rëndues që ai gjeti, megjithatë, ishte se të burgosurit qenë të pavetëdijshëm për të drejtat e tyre. "Ne i udhëzuam ata se si të mbrojnë të drejtat," tha Çelevski.

Të burgosurit thonë se qelitë janë të mbushura me gjashtë deri tetë vetë kur janë për katër, disa flenë në rrogoza në dysheme, me ajër të ndënjur rrethuar nga mure e tavane me lagështi. Ka raste kur të burgosurit me dënime të shkurtra qenë në të njëtat qeli me të dënuar me afate të gjata. Droga ishte më e gjendëshme se në rrugë me çmimet që ishin ndonjëherë dhjetë herë më të larta.

Aktualisht, popullsia e burgosur e Maqedonisë është 2,200. Nga këta, 1,350 janë në Idrizovo, duke e shtuar kapacitetin e tij me 400. Burgu i Sutka është gjithashtu plot pas disa arrestimesh në masë në muajt e fundit.

Ankesa rreth kushteve të burgjeve janë bërë në mënyrë të përsëritur gjatë 17 vjetëve nga dega e Maqedonisë e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe OJQ të tjera të orientuara nga të drejtat e njeriut si edhe nga të afërm e avokatë të të burgosurve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment