Forcat ndërkombëtare sulmohen nga serbët e Kosovës

17/03/2008

Disa policë të OKB dhe trupa të KFOR-it u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në Kosovë, të hënën. Kjo ishte dhuna më e keqe që kur Kosova shpalli pavarësinë katër javë më parë.

(CNN, Reuters, AP, AFP, DPA, BBC, B92 - 17/03/08; UN News Centre - 16/03/08; AFP - 15/03/08; Reuters, Balkan Insight - 14/03/08)

photo

Serbët e Kosovës hedhin gurë mbi ushtarët e KFOR në Mitrovicë, të hënën (17 mars). [Getty Images]

Administrata e OKB në Kosovë tërhoqi forcat e saj policore nga pjesët e populluara prej serbëve në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës të hënën (17 mars) pasi shpërthyen përleshjet me protestuesit serbë. Një numër trupash ndërkombëtare që shërbejnë në KFOR, u plagosën.

"Ka raporte për të shtëna të mundëshme dhe disa granata të përdorura kundër policëve të OKB dhe KFOR-it," citon CNN zëdhënësin e UNMIK Aleksander Ivanko të thoshte nga Prishtina.

Ai spjegoi gjithashtu se "situata shumë serioze" në Kosovën veriore ishte arsyeja prapa vendimit të UNMIK për të tërhequr policinë e saj nga rajoni.

"Ne kemi një numër të rëndësishëm policësh atje por ata janë nën sulm të vazhdueshëm dhe kjo është pse komisioneri i policisë vendosi të dorëzojë trajtimin e kësaj situate, si me thënë, te KFOR," shtoi Ivanko.

Njoftimi u bë pasi qindra serbë u përleshën me forcat ndërkombëtare që po kryenin një operacion për të rimarrë gjykatën e kontrolluar nga UNMIK në Mitrovicë. Tre ditë më parë, deri në 300 protestues serbë lokalë e morën atë me forcë.

Shumë nga protestuesit u tha të qenë ish punonjës të gjykatës që humbën punët e tyre pasi Kosova erdhi nën administrimin e OKB pas fundit të konfliktit 1998-1999. Pasi ata kapën godinën, shkulën pllakën e UNMIK nga fasada e saj dhe hoqën flamurin e OKB duke e zëvendësuar me atë të Serbisë.

Zyrtarët e UNMIK mbajtën bisedime me protestuesit në fundjavë në një orvatje për t'i bindur ata të linin godinën, por ata refuzuan.

Qindra policë të OKB dhe trupa të KFOR u tha se u përfshinë në operacionin e paraagimit të së hënës, nisur pasi paqeruajtësit francezë bllokuan rrugët për në godinën e gjykatës në veri të Mitrovicës së populluar nga serbët. Pesëdhjetë e tre serbë u thanë se u arrestuan në gjykatë por rreth 20 u tha se shpëtuan pasi protestuesit sulmuan një varg makinash të OKB.

Kosova shpalli pavarësinë në 17 shkurt. Komunitetet serbe kanë refuzuar deri tani ta njohin masën, duke ngritur disa sfida si për autoritetet e OKB dhe të Kosovës, duke përfshirë marrjen herët në mars të linjës hekurudhore nga Hekurudhat Serbe.

"Situata është krejtësisht e tendosur por policia dhe NATO janë mbizotëruese në forcë," citoi AP zëdhënësin për forcat e Shërbimit Policor të Kosovës (KPS) që shërbejnë në veri, Besim Hoti, të thoshte. KPS është një forcë lokale e ngritur në 1999.

Të hënën, qindra protestues serbë u mblodhën jashtë godinës së gjykatës duke hedhur gurë dhe fishekzjarre ndaj anëtarëve të forcave ndërkombëtare që morën pjesë në mësymje. Këta të fundit përdorën gaz lotësjellës dhe granata tymosëse për të shpërndarë turmën.

Tre policë të OKB dhe dy ushtarë të KFOR u plagosën në një shpërthim dhe u evakuuan sipas një deklarate nga forcat e policisë lokale të Kosovës.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hoti tha se ai besonte se shpërthimi, i cili ndodhi pasi policia e OKB hyri në godinën e gjykatës, "ishte një granatë dore" e aktivizuar në oborrin e godinës. Një raport më i vonshëm nga Reuters citonte një polic të thoshte se 13 policë polakë kishin pësuar plagë jo kërcënuese për jetën gjatë trazirave në Mitrovicë. Burimet serbe thonë se dhjetë demonstrues u plagosën.

Së paku një makinë e OKB dhe një kamion i KFOR thuhet se janë dëmtuar pasi ju vu zjarri gjatë përleshjeve.

Gjatë fundjavës, ndihmës shefi i UNMIK-ut, Lerri Rosin, kërkoi t'i jepej fund pengimit të autoritetit të UNMIK. I takuar me ministrin serb për Kosovën Slobodan Samarxhiç të dielën (16 mars), ai vuri në dukje një fjalim të fundit përpara Këshillit të Sigurimit të OKB nga ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç i cili tha se UNMIK kishte autoritetin ekskluziv administrativ në Kosovë dhe se rezoluta 1244 është i vetmi kuadër ligjor që duhet të zbatohet.

Serbia duhet të marrë menjëherë hapa për t'i dhënë fund sulmeve kundër UNMIK që "shkelin premtimet e Serbisë dhënë në Këshillin e Sigurimit të OKB," tha Rosin.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment