13/03/2008
Amendamentet e reja të ligjit të pronës që lejojnë shtetasit e huaj të blenë pronë të paluajtshme në Maqedoni priten të tërheqin investimin e huaj, por vetëm BE dhe anëtarët të OECD po konsiderohen.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 13/03/08
![]() Prona në Maqedoni është tani për shitje ndaj shtetasve të huaj. [Getty Images] |
Prej amendamenteve në ligjet e pronës, shtetasit e huaj dhe njësitë ligjore të huaja do të jenë në gjendje të blenë pronë dhe tokë në Maqedoni, sipas një vendimi të fundit nga qeveria.
"Amendamentet e ligjit të pronësisë do t'i japin të huajve të njëjtat të dreja si njësive ligjore dhe individëve vendas kur ata blejnë pronë të paluajtshme në Maqedoni. Një liberalizim i tillë i tregut të pronës së paluajtëshme do të tërheqë investimet e huaja dhe do të përmirësojë tregun e pronës së paluajtshme," tha nënkryeministri Zoran Stavrevski.
Amendamentet përfshijnë vetëm shtetasit e BE dhe të vendeve të OECD, ndërsa parimi i reciprocitetit zbatohet ndaj vendeve të tjera. Stavrevski tha se ministria e drejtësisë duhet të hartonte një listë të vendeve në të cilat shtetasit maqedonas janë të lejuar të blejnë pasuri të patundshme dhe tokë në mënyrë që Maqedonia të mund të veprojë reciprokisht.
Stavrevski spjegon se në këtë fazë të amendamenteve, shtetsit e huaj nuk do të lejohen të blejnë tokë bujqësore për shkak të nevojave të vendit. "Liberalizimi i tokës bujqësore do të nisë pasi Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e BE."
Disa agjentë të pronës së paluajtshme në Dhomën Ekonomike të Maqedonisë presin që liberalizimi i tregut të pronës së paluajtshme do të sjellë një dyndje turistësh, pasi shtetasit e huaj janë të interesuar në blerjen e tokës më së shumti pranë liqeneve dhe në male. Në Bullgari dhe Malin e Zi, për shembull, çmimi i pronës së paluajtshme për metër katror u rrit me të shpejtë menjëherë pas liberalizimit.
"Çmimet në tregun e pronës së paluajtëshme janë prekur nga tregu. Ka patur investime të huaja në ndërtimin e e godinave të banimit, kështu që çmimet për metër katror u rritën vetëm pak," thotë Liljana Kovaçeva, kryetare e agjentëve të pronës së paluajtshme në Dhomën Ekonomike.
Kostot për metër katror për një apartament në Maqedoni shkojnë nga 1,000 në 1,500 euro, ndërsa për godinat e vjetra kjo shifër është midis 650 dhe 850 euro.
Sipas Kovaçevës, një rënie në zhvillimin e pronës së patundshme nuk është nga një treg i mbyllur që nuk është liberalizuar ende por prej disa skandaleve që që përfshijnë zhvillimin e godinave të banimit në të cilat mijra vetë u mashtruan.