10/03/2008
Gjyqi i tre gjeneralëve të lartë kroatë akuzuar me mizori të kryera në 1995 është vendosur të nisë të martën në gjykatën e Hagës.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 10/03/08
![]() Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë. [Getty Images] |
Gjyqi i tre gjeneralëve të pensionuar që janë akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kroaci në 1995, hapet të martën (11 mars).
Gjeneralët, Ante Gotovina, Ivan Çermak dhe Mladen Markaç, janë akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rregullave të luftës gjatë Operacionit Stuhia, i cili vazhdoi nga korrriku në 30 shtator, në zonat që qenë pushtuar atë kohë nga serbët.
Ata ndeshen me shtatë akuza, duke përfshirë vrasjen, persekutimin dhe aktet shnjerëzore gjatë dhe pas marrjes së rajonit të Krajinës nga trupat kroate. Ata nuk e pranuan fajin gjatë dëgjimit të tyre të parë përpara gjykatës dhe më pas kur akuzat e tyre u ndryshuan pjesërisht.
Në kohën e operacionit, Gotovina ishte komandant i ushtrisë së qarkut ushtarak të Splitit (HV), të cilën ai e komandoi nga 1992 në 1996. Çermak ishte komandant i garnizonit të Knin dhe autoriteti më i lartë ushtarak kroat në jurispridencën e garnizonit dhe Markaç ishte komandant i policisë së posaçme të ministrisë së brendëshme.
Procedimet që çuan në gjyq tregojnë se padia mund të rezultojë në ndryshime të rëndësishme midis të tre të pandehurve. Për shkak se secila strategji është bazuar në pengimin e të tjerave, analistët e medias dhe ekspertët ligjorë të pavarur parashikojnë se gjatë gjyqit të tre gjeneralët mund të akuzojnë njëri tjetrin për veprimtarinë kriminale bazuar në përgjegjësitë e tyre të komandës.
Gjyqi pritet të marrë vëmendje të dendur nga media dhe publiku në Kroaci ku të tre ata ndjehen si heroj kombëtarë. Gotovina është një ikonë e konservatorëve të krahut të djathtë që i veshin atij çlirimin e vendit në veprimin ushtarak të 1995.
Gotovina u arrestua në dhjetor 2005 dhe është mbajtur që atëhere në njësinë e paraburgimit të Hagës, në Sheveningen. Markaç pati një lirim të përkohshëm por nuk ndoqi rregullat dhe si pasojë u urdhërua të kthehej në Hagë. Çermak ishte mbajtur në Zagreb në pritje të gjyqit.
Gjyqi nuk pritet të përfundojë përpara fundit të vitit. Sipas strategjisë së përfundimit të gjykatës, të gjitha apelet duhet të finalizohen deri në 2010.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes