06/03/2008
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të gjitha për ftesat në samitin e muajit tjetër të NATO-s në Bukuresht. Ftesat do të mund të thoshin për anëtarësimin në 2009.
Nga Ana Blazheviç për Southeast European Times në Zagreb - 06/03/08
![]() Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Shefer (djathtas) dhe presidenti rumun Traian Bashesku vështrojnë posterin për samitin e ardhshëm të NATO-s në Bukuresht. [Getty Images] |
Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia shpresojnë të gjitha të marrin ftesa nga NATO për t'u bashkuar me Aleancën, në samitin e prillit në Bukuresht. Ministrat e jashtëm të NATO-s po takohen të enjten (6 mars) në Bruksel, vetëm javë përpara kësaj.
Ministri i jashtëm rumun Adrian Kioroianu e ka siguruar homologun e tij kroat Gordan Jandrokoviç se Zagrebi mund të presë një ftesë për anëtarësim.
Në Uashington, senatori i SHBA Riçard Lugar, një anëtar i komitetit për marrëdhënie me jashtë, propozoi që senati i SHBA të mbështesë Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë për të marrë ftesa në prill. Lugar tha se ato "do të luajnë secila një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore".
Megjithatë, presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush nuk po bën premtime. Pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Shefer të premten, Bush tha se ndërsa Shtetet e Bashkuara e mbështesin idenë, në të njëjtën kohë mendon se u duhet kërkuar të tre vendeve të shpejtojnë ndryshimet e nevojshme.
"Unë po pres të marr sigurimin e përparimit që këto tre vende kanë bërë...përpara se të votojmë për zgjerimin," tha Bush në një konferencë shtypi pas takimit të tij me shefin e NATO-s.
De Hoop Shefer ra dakord mbi nevojën për reformat politike, ekonomike e ushtarake në vazhdim dhe konfirmoi se do të ketë një votim mbi zgjerimin në Bukuresht.
Megjithse Bush dhe de Hoop Shefer qenë të kujdesshëm me parashikimet e tyre, pavarësia e Kosovës dhe reagimi pasues i Serbisë janë një motiv i fortë për të përfshirë tre vendet e Evropës Juglindore në Aleancë, pasi anëtarësimi i tyre në NATO do të rriste ndjeshëm stabilitetin në rajon.
Shanset e Maqedonisë megjithatë janë kërcënuar nga njoftimi i Greqisë se do të vërë veton për ftesën e saj në qoftë se nuk zgjidhet mosmarrëveshja Greqi-Maqedoni për emrin.
Samiti dy-ditor i Bukureshtit fillon në 2 prill.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes