Ushtria turke thotë se trupat janë tërhequr nga Iraku

29/02/2008

Turqia konfirmoi të premten se ka përfunduar ofensivën tokësore në Irakun e veriut.

Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 29/02/08

photo

Sekretari i mbrojtjes i SHBA Robert Gejts (djathtas) merr pjesë të enjten (28 shkurt) në një ceremoni të vënies së kurorave në memorialin Antikabir në Ankara. Gejts i kërkoi Turqisë t'i japë fund shpejt inkursionit të saj ushtarak në Irakun e veriut. [Getty Images]

Zyrtarët irakenë dhe turq thanë të premten (29 shkurt) se trupat turke qenë tërhequr nga Iraku pas një ofensive tokësore tetë-ditore kundër terroristëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

"Të gjithë trupat turke janë...kthyer në anën turke të kufirit ndërkombëtar. Ne e përshëndesim këtë, ne mendojmë se është gjëja e duhur për t'u bërë nga Turqia," u tha gazetarëve të premten ministri i jashtëm iraken Hoshiar Zabari, i cili është një kurd etnik. Në një deklaratë postuar në uebasjtin e vet, shtabi i përgjithshëm turk konfirmoi masën. Ai thoshte se objektivat qenë arritur.

"Shumica e zonave të strehimit të grupit terrorist të PKK në Irakun e veriut, mjetet e komunikacionit dhe furnizimet, janë shkatërruar," thoshte deklarata. "Në këtë mënyrë, objektivat kryesore të operacionit tokësor janë kompletuar, me trupat turke që u kthyen në mëngjesin e 29 shkurtit 2008 në bazat ushtarake në Turqi pas përfundimit të kontrolleve përfundimtare."

Duke filluar nga 21 shkurti, mijra trupa turke u dërguan në Irakun e largët malor të veriut për të shrrënjosur bazat e përdorura nga PKK për të ngritur sulme në territorin turk. Uashingtoni druhej se inkursioni mund të destabilizonte një zonë në Irak e cila është relativisht e qetë.

Duke ridhënë këto shqetësime, sekretari i mbrojtjes i SHBA Robert Gejts u takua me zyrtarët turq në Ankara të enjten dhe kërkoi që Turqia t'i japë fund ofensivës së vet sa më shpejt të ishte e mundur. Zyrtarët turq i thanë atij se trupat në Irakun e veriut do të tëhiqeshin "aq shpejt sa të arriheshin objektivat".

"Trupat turke do të kthehen në shtëpi menjëherë sapo të shkatërrohen strehimet e PKK," tha ministri i mbrojtjes Vexhdi Gonul. "Turqia nuk ka ndërmend të përzjehet në politikat e brendëshme të Irakut, nuk ka ndërmend të pushtojë ndonjë zonë," shtoi ai.

Duke folur në një konferencë shtypi të enjten në Uashington, presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush tha se Turqia duhej t'i jepte fund inkursionit sa më parë të ishte e mundur. "Turqit duhet të lëvizin, të lëvizin shpejt, të arrijnë objektivat e tyre dhe të ikin," u citua Bush të thoshte, nga Voice of America.

Por ai u zotua për mbështetje të vazhdueshme për përpjekjet e Turqisë për të luftuar terroristët e PKK. "Tuqit, amerikanët dhe irakenët, duke përfshirë kurdët irakenë, kanë një armik të përbashkët tek PKK," tha ai.

Administrata rajonale kurde ka kritikuar ofensivën tokësore të Turqisë si "të drejtuar politikisht ndaj qeverisë rajonale të Kurdistanit".

Ushtria turke thotë se ka vrarë 237 rebelë në tetë ditë të ofensivës tokësore dhe janë vrarë gjithashtu 24 ushtarë. PKK jep shifra kundërshtuese duke thënë se ka vrarë më tepër se 100 ushtarë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading