Maqedonia mund të marrë datën e fillimit të bisedimeve të hyrjes në BE deri nga fundi i vitit

27/02/2008

Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn i tha të martën presidentit maqedonas Branko Crvenkovski se vendi i tij mund të marrë një datë të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në Bashkim në vjeshtë, në qoftë se ai zbaton reformat e kërkuara.

(Makfax, Utrinski Vesnik - 27/02/08; MIA, Makfax, AP, Balkan Insight - 26/02/08)

photo

Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn (djathtas) dhe presidenti maqedonas Branko Crvenkovski mbajtën një konferencë shtypi të martën (26 shkurt) pas takimit të tyre në selinë e BE në Bruksel. [Getty Images]

Maqedonia mund të merrte një datë të fillimit për negociatat e saj të anëtarësimit me BE këtë vjeshtë në qoftë se përmbush kërkesat, tregoi të martën (26 shkurt) shefi i zgjerimit të bllokut.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin maqedonas Branko Crvenkovski në Bruksel, komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn tha se ai do t'u paraqiste një listë të pikave kryesore zyrtarëve në Shkup javën e ardhshme. Ato do të mbulonin fusha të ndryshme, duke përfshirë dialogun politik, reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit si dhe angazhimet që vendi ka marrë tashmë si pjesë e marrëveshjes së vet të stabilizimit dhe shoqërimit me Bashkimin.

Komisioni Evropian do të vlerësojë përparimin e Maqedonisë në zbatimin e reformave të kërkuara në një raport të nëntorit.

Duke i kërkuar Shkupit të përqëndrohet në përmbushjen e "pikave repere dhe përparësive kyçe" deri këtë vjeshtë, Rehn e përshkroi këtë detyrë si "shumë ambicioze por gjithashtu realiste".

Maqedonia ka pritur një datë nisjeje për negociatat e saj të anëtarësimit me Brukselin që kurse fitoi njohjen zyrtare si një kandidate e BE në dhjetor 2005.

Crvenkovski shprehu besim se vendi i tij ka "potencialin dhe mundësinë" për të arritur këtë objektiv "deri nga fundi i 2008", si edhe të kompletojë me sukses bisedimet e liberalizimit të vizave me bllokun.

Maqedonia shpreson gjithashtu të marrë një ftesë për t'u bashkuar me NATO në samitin e Aleancës në Bukuresht në krye të prillit.

Anëtarja e BE dhe NATO-s, Greqia ka kërcënuar megjithatë të bllokojë pranimin e fqinjës së saj veriore në të dy organizatat në qoftë se nuk zgjidhet mosmarrëveshja e emrit midis të dy vendeve.

Greqia, e cila ka një krahinë të quajtur Maqedoni, është kundër përdorimit të këtij emri nga fqinja e vet duke thënë se kjo nënkupton prtetendime të mundshme territoriale.

Më parë këtë muaj, i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz i cili është ngarkuar për të ndihmuar Athinën dhe Shkupin të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre prej 17 vjetësh, u paraqiti një sërë zgjidhjesh të mundshme të dy palëve. Ai do të takohet me përfaqësuesit e tyre për bisedime të reja në Nju Jork të premten.

Ndërsa nuk hodhi dritë mbi reagimin e mundshëm të Maqedonisë ndaj propozimeve të Nimetz, Crvenkovski bëri të qartë se vendi i tij nuk është përgatitur të bjerë dakord me thjesht çfardo zgjidhje.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke ju refereuar raporteve të medias maqedonase, AP të martën citoi dy nga pesë emrat alternativë që sugjeroi Nimetz: Republika Demokratike e Maqedonisë dhe Republika e Pavarur e Maqedonisë, si më të pranueshme nga Shkupi.

Ndërsa theksonte se mosmarrëveshja e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe, Rehn shprehu shpresën se ajo do të zgjidhej shpejt.

"BE i jep rëndësi të madhe marrëdhënieve të mira fqinjësore duke i konsideruar ato një parim mjaft të rëndësishëm për procesin e euro-integrimit," citoi agjensia e lajmeve maqedonase MIA të thoshte komisioneri.

Një tjetër çështje që ai dhe Crvenkovski diskutuan të martën ishte Kosova. Crvenkovski tha se Maqedonia do të vendoste kur ta njihte atë si një shtet të pavarur kur "ne ta gjykojmë më të përshtatëshme për interesat tona", ndërsa ndiqte qëndrimin e BE dhe NATO-s në këtë çështje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment