Maqedonia, Greqia do të reagojnë ndaj propozimit të mosmarrëveshje së emrit

26/02/2008

Maqedonia dhe Greqia po punojnë për të përcaktuar qëndrimet e tyre lidhur me propozimin e fundit të të dërguarit të OKB Matthew Nimetz për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 26/02/08

photo

I dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz (djathtas), negociatori maqedonas Nikola Dimitrov (majtas) dhe negociatori grek Adamantios Vasilakis, flasin me shtypin pas bisedimeve mbi mosmarrëveshjen e emrit rinisur në Athinë në 19 shkurt. [Getty Images]

Qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë po përgatiten t'i përgjigjen serisë së zgjidhjeve të mosmarrëveshjes për emrin që i dërguari i posaçëm i OKB-së Matthew Nimetz propozoi në Athinë në 19 shkurt.

Përgjigjia e Maqedonisë do të paraqitet në sesionin tjetër me të dërguarin, tha të dielën (24 shkurt) ministri i jashtëm Antonio Milososki, pas një takimi të udhëheqjes politike e të shtetit të Maqedonisë.

Kryeministri Nikola Gruesvki tha të enjten: "Gjithshka që është negative në këtë propozim, do ta kundërshtojmë kategorikisht dhe gjithshka pozitive do ta pranojmë. Ne do të spjegojmë çfarë është pozitive dhe çfarë është negative për ne."

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis informoi kabinetin e saj dhe mori një reagim të favorshëm. Krerët e partive opozitare, megjithatë thanë se ata nuk mund të pranonin një "zgjidhje të dyfishtë" sipas së cilës Maqedonia të përdorë emrin e saj kushtetues në marrëdhëniet e brendshme dhe të ndërsjellta dhe një emër të përbërë kur ka të bëjë me organizatat ndërkombëtare dhe pasaportat.

"Propozimet e zotit Nimetz janë fillimi i një negocimi thelbësor," tha Bakojanis. "Ka ardhur koha të zgjidhet kjo çështje një herë e mirë...Le të lëmë pas të shkuarën dhe të kërkojmë një zgjidhje."

Koha e ofertës duket si e rëndësishme, në dritën e samitit që vjen të NATO-s në Bukuresht. Me të vërtetë, Nimetz kërkoi një përgjigje nga të dy qeveritë përpara samitit në krye të prillit. Maqedonia pret të marrë një ftesë për anëtarësim por Greqia ka kërcënuar të bllokojë pranimin e Maqedonisë si në NATO dhe në BE në qoftë se mosmarrëveshja nuk është zgjidhur.

Propozimi i Nimetz thuhet se sugjeron emra të tillë si Republika e Re e Maqedonisë, Republika Veriore e Maqedonisë, Republika Kushtetuese e Maqedonisë, Republika Demokratike e Maqedonisë dhe Republika e Pavarur e Maqedonisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Tani, Maqedonia është quajtur zyrtarisht Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ose FYROM, në OKB. Megjithatë, pavarësisht nga kundërshtimet prej Greqisë, vendi përdor ende në takimet e ndësjellta emrin Republika e Maqedonisë.

Mosmarrëveshja për emrin rrjedh nga pretendimi i Greqisë se emri Maqedoni, që vendi zgjodhi pas fitimit të pavarësisë nga Jugosllavia në 1991, nënkupton një pretendim territorial mbi krahinën e Greqisë veriore me të njëjtin emër.

"Oferta është komplekse dhe kërkon kompromise," tha Nimetz pas takimit të Athinës. Ai theksoi se ndërsa oferta ka marrë parasysh dinjitetin e të dy palëve, ajo përfshin elementë që do të jenë të vështirë për të dy vendet. "Oferta megjithatë do të çojë në një zgjidhje," tha ai.

Kur u pyet në se shoqërimi me NATO-n ishte një ofertë "merre ose lëre", Nimetz tha se e kupton kontekstin por samiti i NATO-s nuk kishte të bënte asgjë me mandatin e tij dhe ai nuk beson në ofertat "merre ose lëre".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment