25/02/2008
Kreu i partisë AKEL Dimitris Kristofias fitoi balotazhin presidencial të dielën. Ai u zotua të bëjë çdo përpjekje për t'i dhënë fund ndarjes për një kohë të gjatë të ishullit.
(AFP, DPA, The Guardian, Independent - 25/02/08; AP, AFP, Reuters, DPA, Bloomberg, BBC, FT, CNA - 24/02/08)
![]() Kreu i AKEL Dimitris Kristofias përshëndet votuesit pas fitores të dielën (24 shkurt) të zgjedhjeve presidenciale në Qipro, duke mundur konservatorin Ioanis Kasulides. [Getty Images] |
Kryatari i parlamentit Dimitris Kristofias fitoi balotazhin vendimtar presidencial të Qipros të dielën (24 shkurt) pas pohimit se ribashkimi i ishullit mesdhetar është përparësia e tij më e lartë.
"Ne do të përveshim mëngët dhe do të punojmë shumë që ishulli ynë të ribashkohet. Mjaft është mjaft, fortifikimi i ndarjes është fatkeqësi për popullin dhe ishullin tonë," u tha gazetarëve kreu i partisë komuniste AKEL ndërsa hidhte votën e vet. "Unë u jap gjithashtu një mesazh miqësie qipriotëve turq."
Sipas rezultateve zyrtare përfundimtare, Kristofias fitoi 53.4% të votave për t'u bërë presidenti i parë komunist i vendit dhe i vetmi udhëheqës komunist në BE 27-vendëshe. Ish ministri i jashtëm konservator Ioanis Kasulides i cili pati një epërsi të ngushtë në raundin e parë, doli në balotazh me vetëm 46.6%.
Duke pranuar humbjen, ai u zotua të mbështesë Kristofias në përpjekjet e tij për të thyer bllokimin në procesin e paqes.
"Unë...e sigurova atë se do t'i qëndroj pranë në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për çështjen tonë kombëtare," tha Kasulides. Përpjekja e fundit ndërkombëtare për t'i dhënë fund ndarjes së Qipros, u prish në 2004, kur 76% e grekëve qipriotë kundërshtuan propozimin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan për një zgjidhje. Ndonse 65% e turqve qipriotë e miratuan planin, vetëm pjesa greke qipriote e njohur ndërkombëtarisht e ishullit u bashkua me BE në 1 maj 2004, duke përfaqësuar krejt vendin. E ashtuquajtura Republika Turke e Qipros Veriore është e njohur vetëm nga Ankaraja.
Gjatë fushatës, si Kristofias dhe Kasulides kririkuan presidentin që largohet Tasos Papadhopulos për dështimin e tij për të bërë ndonjë përpjekje reale për të rinisur bisedimet e paqes të mbetura pezull pasi fushatoi aktivisht kundër planit të Anan në 2004.
Pasi rezultati i votimit të së dielës u bë i qartë, kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat i telefonoi Kristofias për t'i uruar fitoren. Të dy ata thuhet se qenë dakord të takoheshin në të ardhmen e afërt për të ripërtërirë përpjekjet e ribashkimit.
"Unë i shtrij dorën e miqësisë popullit turk qipriot dhe udhëheqësit të tij," tha Kristofias më pas. Ai shtoi: " U bëj thirrje atyre të punojmë së bashku për kauzën tonë të përbashkët, një vend në paqe."
Ribashkimi i Qipros do të hiqte një pengesë në rrugën e Turqisë për pranimin në BE dhe do të lehtësonte marrëdhënie më të mira midis Ankarasë dhe Athinës. Duke uruar Kristofias për fitoren e tij, presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso i kërkoi atij të hënën të ndjekë shansin e tij për të ringjallur procesin e paqes.
"Do t'ju inkurajoja me forcë ta kapnit këtë rast dhe pa vonesë të nisnit negociatat nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, me kreun e komunitetit turk qipriot," AFP citonte Barroson të thoshte.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes