21/02/2008
Përfaqësuesi i posaçëm për BE Peiter Feith arriti në Kosovë të mërkurën për të filluar mbikqyrjen e misionit të ri të BE, EULEX. Pasi u takua me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, Feith u përpoq të zbuste drojën serbe rreth misionit.
Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë -- 21/02/08
![]() "Misioni i BE do të jetë i pranishëm në të gjithë Kosovën, duke përfshirë Kosovën e veriut. Serbët duhet ta dinë se EULEX do të sigurojë të drejtat për të gjithë komunitetet," tha përfaqësuesi i posaçëm i BE në Kosovë Pieter Feith (majtas, me presidentin Fatmir Sejdiu). [Laura Hasani] |
Përfaqësuesi i posaçëm i BE në Kosovë Pieter Feith arriti në Prishtinë të mërkurën (20 shkurt) dhe u takua me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu. Feith do të mbikqyrë misionin 1,800 vetësh të BE për të ndihmuar Kosovën të ngrejë infrastrukturën admninistrative që i duhet tani që ka deklaruar pavarësinë.
Pas një takimi me Sejdiun, Feith tha se komuniteti serb duhet të të kuptonte se misioni i BE, i quajtur EULEX, nuk është një kërcënim.
"Misioni i BE do të jetë i pranishëm në të gjithë Kosovën, duke përfshirë Kosovën e veriut. Serbët duhet ta dinë se EULEX do të sigurojë të drejtat për të gjithë komunitetet," tha Feith.
Ai spjegoi se EULEX është gjithashtu me përfitim për komunitetin serb. "Ne nuk do të ikim nga veriu i Mitrovicës," tha ai. "Ne duhet të punojmë akoma më shumë nga afër me serbët, por ne jemi gjithashtu në kontakt me Beogradin."
Feith tregoi të mërkurën se ai kishte nisur mandatin e tij.
"Tani unë po dërgoj në Kosovë personelin tim (personeli i zyrës së përfaqësuesit të posaçëm) dhe ne po ngremë Zyrën Civile Ndërkombëtare," tha Feith. Ai njoftoi gjithashtu se ish komandanti i KFOR, gjeneral-lejtnant Iv dë Kermabon do të arrijë në pakë javët e ardhëshme të merrte detyrën e tij si kreu i EULEX.
Sipas Feith, do të kishte një periudhë katër-mujore tranzicioni gjatë së cilës si BE dhe NATO do të qenë nën kontroll operacional. "Ne po punojmë të gjithë në kuadrin e rezolutës 1244. Kjo rezolutë ka një bazë të fortë për të ngritur misionin e BE në Kosovë," u tha ai gazetarëve të mërkurën, një ditë pasi shefi i politikës së jashtme të BE Havier Solana vizitoi Prishtinën.
"Unë do të jem këtu për të këshilluar qeverinë e Kosovës dhe jam i vendosur që plani i [të dërguarit të mëparshëm të OKB Marti] Ahtisaari do të zbatohet," tha ai.
Feith tha se, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës, ai do të vazhdojë të bindë serbët se Kosova është shtëpia e tyre dhe ata mund të punojnë e jetojnë si komunitetet e tjera.
"Ata duhet të kuptojnë se janë të mirëpritur të punojnë për të ardhmen e Kosovës," tha ai.
Sejdiu tha se Feith e kupton shumë mirë situatën në Kosovë dhe e përshkroi atë si "një njeri me shumë përvojë në mandatet ndërkombëtare".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes