18/02/2008
Vendimi i së dielës shkaktoi kremtime në masë anembanë Kosovës por optimizmi është i përzjerë me realizmin pasi shumica ndjen sfidat që janë përpara.
Nga Artan Mustafa për Southeast European Times në Prishtinë --18/02/08
![]() Në Prishtinë u bënë festime të dielën vonë (17 shkurt) pas shpalljes. [Laura Hasani] |
Kosova ishte skena e festimeve masive të dielën (17 shkurt) pasi ligjbërësit miratuan një deklaratë të njëanshme të shpalljes së pavarësisë nga Serbia. Masa pasoi një proces gati dy-vjeçar të negociatave të mbështetura ndërkombëtarisht të cilat dështuan të japin një marrëveshje dhe u mor gjatë një bllokimi të vazhdueshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Mijra vetë morën rrugët, duke valvitur flamujt shqiptarë si edhe të atyre të vendeve perëndimore që mendohet se mbështesin përpjekjen për pavarësi. Shqiptarët fluturuan nga të gjitha vendet e botës për të marrë pjesë në kremtimet që u kurorëzuan në orën 11 të darkës të dielën me një shfaqje zyrtare fishekzjarresh. Më tepër se 1,000 gazetarë të huaj qenë atje për ngjarjen me transmetuesit kryesorë të botës që e mbulonin atë në kohë reale.
Me deklarimin, krerët e Kosovës shpresojnë të mbyllin kapitullin e fundit të madh shkaktuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Me dhjetvjeçarë, krahina me shumicë etnike shqiptare ka aspiruar për pavarësi. Këto aspirata u trajtuan me egërsi nga ish udhëheqësi serb Slobodan Millosheviç, me konflikt etnik dhe ndërhyrjen përfundimtare të NATOs- si rezultat i kësaj.
Dokumenti i miratuar të dielën është bazuar në një plan paraqitur nga ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari të cilin OKB e caktoi të mbikqyrë procesin e negocimit të një zgjidhjeje të çështjes së Kosovës. Plani i Ahtisaarit parashikon një Kosovë multietnike me gjashtë komunitete përbërëse: shqiptarë, serbë, romë, turq, boshnjakë dhe egjiptianë.
Deputetët miratuan gjithashtu një flamur kombëtar që paraqet blunë e BE si edhe një hartë të Kosovës me gjashtë yje që përfaqësojnë komunitetet që përbëjnë shtetin.
"Ne e deklarojmë Kosovën të jetë një republikë demokratike, sekulare dhe multietnike, udhëhequr nga parimet e mos-diskriminimit dhe mbrojtjes së barabartë përpara ligjit. Ne do të mbrojmë dhe nxisim të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe do të krijojmë kushtet e domosdoshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në politikë dhe proceset vendim-marrëse," lexon deklarata.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se shpresat nuk kanë qenë kurrë më të larta në Kosovë. "Ne zotohemi se zbatimi i propozimit të Ahtisaarit do të jetë përparësia jonë kombëtare," i tha ai parlamentit.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se pavarësia shënon fundin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, një proces që ndezi konflikte të zgjatura në Bosnjë dhe Herzegovinë dhe Kroaci si edhe në Kosovë. "Është koha tani për të punuar për një mjedis pajtimi e faljeje," tha ai.
"Për herë të parë në historinë tonë, ne kemi një kornizë që na lejon të ndërtojmë lirisht dhe pa frikën e forcës brutale nga fqinja jonë [Serbia]," tha gazetari i mirënjohur kosovar Veton Surroi.
Optimizmi, megjithatë u përzie me realizmin pasi shumë kosovarë e kuptojnë se sfida të mëdha ndodhen përpara. Ekonomia është në rrëmujë dhe shteti i sapodalë nuk gëzon legjitimitetin që do të kishte dhënë një marrëveshje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia e ka dënuar kurdoherë masën e Prishtinës dhe BE është e ndarë, me disa anëtarë që tregojnë se ose do ta vonojnë njohjen ose do ta refuzojnë atë krejt.
Ish i dërguari i SHBA për Ballkanin, Riçard Holbruk tha se krerët duhet të punonin për të parandaluar që situata të kthehej në një bllokim. "Varet nga serbët të pranojnë realitetin e një shteti të ri. Por shqiptarët dhe qeveria në Prishtinë duhet të garantojnë se serbët nuk keqtrajtohen, se monumentet e tyre historike e fetare janë të mbrojtura dhe se ata jetojnë në paqe me fqinjët e tyre shqiptarë," tha ai.
BE miratoi të shtunën dërgimin e një misioni 1,800 vetësh në Kosovë për të ndihmuar sistemin gjyqësor dhe policinë. Ai do të mbushë gjithashtu me personel një zyrë politike të ngarkuar me mbikqyrjen e zbatimit të planit të Ahtisaarit.
Sipas analistit politik Arben Xhaferi, Europa mund të ndihmojë kthimin e Kosovës në një shtet modern. "Në qoftë se ne e kuptojmë këtë dhe punojmë me ta me aftësi, Kosova mund të ishte një model suksesi në të ardhmen," tha ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes