14/02/2008
Qindra punë mund të krijohen në qoftë se kazermat e ushtrisë në Draçevac bëhen sheshi i ri i Panairit të Splitit.
Nga Ivo Skepanoviç për Southeast European Times në Zagreb --14/02/08
![]() Nisma u propozua nga presidenti kroat Stipe Mesiç. [Getty Images] |
Nën një nismë nga presidenti kroat Stipe Mesiç, një kazermë e ushtrisë pranë Splitit do të bëhej sheshi më i madh i panairit i vendit.
Në hapjen e Panairit të Veglave SASO, një përbërëse e Panairit të Splitit, Mesiç propozoi që bashkia e Splitit të merrte kazermat në Draçevac dhe ta kthente të gjithë kompleksin në përdorim civil si një shesh i ri për panairin. Mesiç sugjeroi gjithashtu që prona tjetër ushtarake t'u kthehej autoriteteve civile për qëllime ekonomike.
Biznesmeni Igor Bagariç e përshëndeti nismën. Sipas mendimit të tij, Draçevac është një vend perfekt për ta shpënë Panirin e Splitit në një nivel më të lartë. Vendi i tanishëm në Znjan, në jug të Splitit, është vetëm 15,000 metra katror, ndërsa Draçevac do të ofronte 40% më shumë hapësirë.
"Zona e tanishme e Panairit të Splitit nuk ofron mjaft hapësirë për të gjithë ekspozuesit potencialë. Këtë vit, në Panairin e Veglave SASO në tetor, ne patëm më tepër se 2,000 ekspozues nga 16 vende. Më tepër kompani kishin ndërmend të ekspozonin por nuk mundën për shkak të kufizimit të hapësirës," tha Bagariç.
Ai mendon se Draçevac mund të bëhej një shesh për panairin që këtë vit, në vartësi të asaj se sa shpejt mund të transformoheshin kazermat. "Bashkia e Splitit dhe shteti kanë mundësinë të krijojnë një shesh panairi dhe qendër kongresesh të standardeve evropiane në Draçevac. Ndërtimi mund të donte deri në një vit por panairi SASO mund të bëhej në Draçevac në qoftë se jo në 2008, atëhere në 2009, pas së cilës Panairi i Splitit mund të bëhej gjatë gjithë vitit," tha Bagariç.
Vlerësimet e para parashikojnë se mund të duhet një investim deri në 54 milion euro. Megjithatë, ndikimi ekonomik mund të ishte shumë pozitiv, me më shumë se 900 vende pune të krijuara.
"Deri tani, Panairi i Splitit ka ndihmuar të nxjerrë në pah qytetin e Splitit, që nga ana e vet, rrit ekonominë e qytetit," thotë kryebashkiaku Ivan Kuret. "Kufizimi i hapësirës të panairit të tanishëm në Znjan na detyron të kërkojmë një vend të ri panairi, të tillë si Draçevac. Në qoftë se nisim ndërtimin, do të arrinim kushte shumë më të mira për Panairin e Splitit."
Media lokale po e krahason tashmë Panairin e Splitit me Panairin e Zagrebit që është panairi kryesor në Evropën Juglindore dhe i 11-ti në botë. Ndërkohë, ushtria ka zbrazur strukturat në Draçevac duke e lënë truallin në dispozicion të një roli të ri.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes