13/02/2008
Reformat në sistemin gjyqësor maqedonas kërkojnë vëmendje serioze e të menjëherëshme me qëllim që vendi të përmbushë kërkesat e BE dhe NATO
Analizë nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup -- 13/02/08
![]() Anëtarësimi në BE dhe NATO varen nga reformat gjyqësore. [Ilustrimi i SE Times] |
Reforma gjyqësore është një sfidë e madhe që Maqedonia duhet të ndeshë në përpjekjet e saj për t'u bashkuar me NATO dhe BE. Dy fusha të veçanta problematike janë efektshmëria e gjykatave dhe vartësia e sistemit gjyqësor.
Në Maqedoni rastet që gjëkundi tjetër do të donin një maksimum prej gjashtë muajsh që të kompletoheshin zvarriten nganjëherë deri një dhjetvjeçar. Ndërkohë, sipas kushtetutës, gjykatësit janë zgjdhur nga parlamenti, duke lejuar mundësinë e ndikimit të drejtpërdrejtë politik mbi zgjedhjen e tyre.
"Duhet të sigurohet se gjykatësit, vetë të zgjedhin anëtarët e Këshillit Shtetëror Gjyqësor me zgjedhje të lira," thotë ekspertja ligjore Renata Deskoska.
"Partitë politike parlamentare duhet të jenë të ndërgjegjëshme për kuptimin e këtij procesi, jo vetëm për shkak të perspektivave evropiane të integrimit por gjithashtu për shkak se maqedonasit ndeshen çdo ditë me gjykatës të varur dhe procese të paefektshme ligjore," thotë Deskovska. "Partitë politike duhet të konsiderojnë intresat e njerëzve dhe të arrijnë konsensus më të madh për ndryshimet kushtetuese."
Arsimi i njerëzve që punojnë në sistemin gjyqësor është gjithashtu një problem themelor. Ndërsa vendi lëviz përpara drejt integrimit, gjyqësori i tij do të ngarkohet me zbatimin e ligjit evropian e ndërkombëtar. Gjykatësit e sapoorganizuar do të thirren të ndërtojnë një sistem më të efektshëm. Për këtë duhet trainimi i duhur.
Sipas ekspertëve brenda gjykatave, reformat do të jenë shumë të thella. Ato do të përfshijnë ndryshime në gjyqësorin kushtetues, duke zgjeruar funksionet e tij dhe kompetencat dhe duke zbatuar të ashtuquajturin "ankim kushtetues" si një masë përfundimtare që njerëzit të deklarojnë ratet e tyre në gjykatë.
Reformat duhet të kryhen shpejt, thonë ekspertët. Dritarja e mundësisë për integrimin e Maqedonisë në BE është e hapur por mund të mos mbetet e tillë pafundësisht.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes