12/02/2008
Një sondazh i fundit në BiH thekson mbështetjen e gjerë të shtetasve të BiH për anëtarësimin në BE. Megjithatë, ai tregon gjithashtu ndarjen e vendit nga njësitë dhe mungesën e një njohurie bazë rreth Bashkimit dhe procesit të pranimit.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë -- 12/02/08
![]() Pa reformuar forcën policore, Bosnje dhe Herzegovina nuk ka shanse të bashkohet me BE. [Getty Images] |
Sondazhi i fundit i opinionit publik në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) tregon mbëeshtetje të shquar për anëtarësimin përfundimtar të vendit në BE por thekson gjithashtu një mungesë të njohurive të fakteve bazë dhe detyrimeve që janë një parakusht për të hyrë në Bashkim.
Qendra e Ish-Studentëve për Studimet Ndër-Disiplinore (ACIPS) me bazë në Sarajevë përfundoi kohët e fundit studimin që tregonte se po të mbahej një referendum, 79% e shtetasve të BiH do të votonin për anëtarësimin në BE. Në fakt, 75% janë të pakënaqur që BiH duket të jetë në një rrugë më të ngadalëshme drejt integrimit evropian se sa vendet e tjera në rajon.
Megjithatë, vetëm 53% e dinë se ç'është marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA), që vendi duhet të nënshkruajë me BE për t'u bërë i zgjedhshëm për anëtarësimin.
Sondazhi i ACIPS bëri gjithashtu të qartë dallimet e opinionit mbi anëtarësimin në BE midis dy njësive të vendit, Federatës së BiH (FBiH) dhe Republika Srpska (RS).
Ky dallim është më shumë i dukshëm lidhur me reformimin e strukturës së tanishme policore të njësisë, që është një parakusht për nënshkrimin e SAA. Ajo po zvarritet prej më shumë se një viti.
Të pyetur në se ekzistenca e forcave të veçanta të policisë së njësive është më e rëndësishme për vendin se sa anëtarësimi në BE, 32% e 1,550 të pyeturve tha se struktura policore e FBiH është më e rëndësishme se anëtarësimi në Bashkim. Në RS, përqindja kërceu në 61%.
Sipas analistes politike Tanja Topiç të Fondacionit Fredrih Ebert në Banja Luka, banorët në RS janë mësuar të ndjekin politikën zyrtare të qeverisë së njësisë . Kryeministri i RS Milorad Dodik ka thënë disa herë se njësisë nuk i duhet BE në qoftë se kjo do të thotë shfuqizim i policisë së RS.
"Shtetasi ynë mesatar në RS është relativisht i paedukuar dhe zgjedhjet tona të fundit treguan mbështetje dërrmuese për kreun e partisë SNSD Dodik," i tha Topiç Southeast European Times. "Kjo është pse ka një mbështetje të tillë të gjerë publike për idetë e tij në RS."
"Nuk ka masë kritike të intelektualëve që mendojnë sipas vetes së tyre. Kjo është një trashëgimi e vjetër e së kaluarës sonë jo-demokratike," shtoi ajo.
Topiç theksoi se, përveç mungesës së njohurive nga publiku, një numër i madh politikanësh të BiH nuk i kuptojnë bazat e bashkimit. Disa nga ta nuk e dinë numrin total të anëtarëve të BE, tha ajo.
"Çështja e anëtarësimit në BE është e largët për shtetasit tanë sepse ata janë kaq të zënë me çështjet sociale dhe ekonomike. Nga ana tjetër, qeveria nuk bën asgjë t'i edukojë ata mbi problemet e BE sepse shumica e politikanëve lokalë nuk janë të interesuar në Bashkimin," tha ajo.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes