Maqedonia përpiqet të bëjë të sajën ushqimin popullor të Ballkanit si pjatë kombëtare

07/02/2008

Qeveria e Maqedonisë po kërkon markën e autorësisë për ajvarin, një prodhim që gjendet anembanë rajonit.

Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup - 07/02/08

photo

Ajvar bëhet me speca të kuq dhe patëllxhane. [Qeveria maqedonaseç]

Ajvar është një salcë popullore e Evropës Juglindore bërë nga speca të kuq dhe patëllxhane që ndryshon pak nga rajoni në rajon dhe bëhet tradicionalisht në vjeshtë. Ndërsa gjendet në shumë vende, qeveria maqedonase po përpiqet të marrë autorësinë e prodhimit nën emrin e ri Ajvari Maqedonas.

Në qoftë se marka e autorësisë jepet nga Instituti për Pronën Industriale, marka do të merrte mbrojtje si një prodhim me një origjinë gjeografike. Maqedonia do të kërkonte atëhere mbrojtje ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjeve të ndërsjellta me vendet importuese, sipas ministrisë së bujqësisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Instituti megjithatë, thotë se një kompani sllovene ka kërkuar tashmë ta patentojë në Gjermani prodhimin. Orvatja dështoi sepse ajvarit ju dha një emër i përgjithshëm për një produkt që shtrohet mbi bukën dhe si i tillë nuk është subjekt i mbrojtjes së markës së autorësisë si pronë e një vendi.

Megjithatë, Shkupi po shkon përpara. "Qeveria maqedonase po përpiqet ta bëjë ajvarin një prodhim të njohur në botë," tha zëdhënësi i qeverisë Ivica Boçevski. "Emri do të lejonte që prodhimi të standardizohej me përbërësit dhe përgatitja e tij të renditej në etiketa. Kjo, nga ana e vet, do të garantonte cilësinë dhe konkurrencën në vend dhe në tregjet e botës."

Qeveria ka formuar një grup pune për të hartuar protokollin e standardizuar për përbërësit, recetën dhe prodhimin. Prodhuesve do t'u duhet të përputhen me rregullat e ashpra dhe të dërgojnë mostra të Fakultetin e Teknologjisë dhe Metalurgjisë një herë në vit për kontroll të cilësisë.

Autoritetet maqedonase pranojnë se ajvari prodhohet në shumë vende nën emra të ndryshëm. Megjithatë, në rastin e "Ajvarit Maqedonas", ata pretendojnë të kërkojnë mbrojtje për një varietet lokal, tradicional që ka patur cilësinë e tij të verifikuar nga institucione shtetërore.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment