Vazhdon mosmarrëveshja diplomatike Zagreb-Ljubljanë

07/02/2008

Zagrebi dhe Ljubljana vazhdojnë betejën e tyre të fjalëve rreth një zone të diskutueshme të mbrojtur të peshkimit. Me përfshirjen dhe paralajmërimet e reja të BE, situata ka nevojë të zgjidhet, thonë zyrtarët.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 07/02/08

photo

Kryeministri slloven Janez Jansa thotë se mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dy palët. [Getty Images]

Sllovenia shprehu zyrtarisht të martën (5 shkurt) kundërshtimin ndaj zonës së mbrojtur të peshkimit (ZERP) që Kroacia ka futur në fillim të vitit. Zona, e cila prek anëtarët e BE, Slloveninë dhe Italinë, ka qenë një pikë e madhe grindjesh.

Megjithë diskutimet e dendura midis diplomatëve e zyrtarëve, nuk është pranuar zgjidhje nga të dy palët. Përzjerë me çështjen është mosmarrëveshja tokësore në vazhdim midis Kroacisë dhe Sllovenisë.

Më parë gjatë javës, kryeministri kroat Ivo Sanader sugjeroi që Sllovenia, e cila po mban presidencën e rradhës së BE, po bllokonte ofertën e pranimit të Kroacisë për shkak të mosmarrëveshjes.

Sipas kryeministrit slloven Janez Jansa, megjithatë, Kroacia nuk ka arritur të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave me BE në kapitullin e peshkimit të acquis.

"Ne nuk po bllokojmë negociatat mbi peshkimin; përkundrazi ky është qëndrimi i kuptueshëm i Sllovenisë," tha Jansa të martën. Ai nguli këmbë se mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme nga të dy palët për problemin.

Jansa tha se ishte i gatshëm të takohej me Sanader por në qoftë se përfshihet gjithashu Italia.

"Takimi nuk do të ishte vetëm midis Ljubljanës dhe Zagrebit, por do të ishte një takim në të njëjtin kuadër si ai kur u arrit marrëveshja e 2004, me bashkëpunimin e Komisonit Evropian dhe përfshirjen e Italisë," u tha ai gazetarëve.

Çështja e ZERP kërcënon të ngadalësojë ofertën e Kroacisë për në BE në një kohë kur ajo duket e gatshme të lëvizë përpara me të shpejtë.

Hanes Svoboda, raportuesi i Parlamentit Evropian për Kroacinë kryesoi këtë javë në Zagreb një delegacion. Në bisedimet me Sanader, ai tha se Kroacia mundej potencialisht ta mbyllte procesin e pranimit në BE deri në fund të vitit 2009.

Sanader tha se qeveria e tij shpreson të "kompletojë shumicën e punës" këtë vit. Por për aq sa mosmarrëveshja me Kroacinë të vazhdojë, disa kapituj negociues mund të vazhdojnë të jenë të bllokuar.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn u ka bërë thirrje të dy palëve në mosmarrëveshje që të shmagin përshkallëzimin e tensioneve dhe në vend të kësaj të bëjnë një përpjekje serioze për të gjetur një zgjidhje politike "në një shpirt evropian kompromisi dhe marrëdhëniesh të mira fqinjësore," tha Rehn të mërkurën.

Javën e shkuar, presidenti kroat Stipe Mesiç mbajti një takim jozyrtar me homologun e tij slloven Danilo Turk në një orvatje për të qetësuar situatën. Të dy u kërkuan qeverive të tyre të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe çështjet në mënyrë miqësore.

"Ne duhet të përshëndesim respektin e ndërsjelltë dhe të shmangim deklarimet që janë negative dhe që nuk duhet të jenë pjesë e dialogut tonë," tha Turk pas takimit të 1 shkurtit.

"Duhet të jetë e qartë se ne kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë, me përjashtim të pak çështjeve të hapura," tha Mesiç duke shtuar se Zagrebi dhe Ljubljana duhet të ulen në tryezë dhe të diskutojnë çështjet e pazgjidhura.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment