Familjet e zjarrfikësve të Kornati kërkojnë 1.1 milion euro

31/01/2008

Dymbëdhjetë zjarrfikës vdiqën në ishullin Kornati në gusht 2007, disa nga ta 17 vjeçarë. Tani familjet e tyre po kërkojnë 1.1 milion euro në kompensim.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 31/01/08

photo

Dymbëdhjetë zjarrfikës u vranë duke luftuar zjarret në ishullin Kornati. [Getty Images]

Familjet e 12 zjarrfikësve që vdiqën në ishullin Kornati të Kroacisë po kërkojnë dëmshpërblime që shkojnë në 1.1 milion euro, me familjet e viktimave më të reja që kërkojnë pjesën më të madhe. Autoritetet lokale në Vodnjan dhe Tisno do të jenë përgjegjëse në se gjykata urdhëron pagesën.

Kur shpërtheu zjarri në parkun kombëtar të Kornatit në gusht 2007, 23 zjarrfikës u zbritën në ishull me helikopter. Ata u ndanë disa herë deri sa një ekip prej 13 zjarrfikësish u bllokua midis dy kodrave, pa ujë sepse depozita e madhe e ujit u hodh 500 metra larg.

Ndërsa kërkonte murin e zjarrit, ekipi u rrethua prej tij. Ndonse bari që digjej ishte vetëm 10 cm i lartë, zjarrfikësit nuk kishin paisjet e duhura (dhe disa thonë edhe trainimin e duhur) për të luftuar zjarrin dhe ranë në kurth.

Gjashtë vdiqën menjëherë, ndërsa shtatë të tjerët u dogjën keq dhe pritën më tepër se dy orë për ndihmë. Dymbëdhjetë nga 13 ata vdiqën, duke përfshirë disa nga 17 vjeç.

Zjarri nuk kishte ku të përhapej më në ishull dhe shpejt u shua vetë, duke ngritur pikpyetje për domsdoshmërinë e operacionit. Përveç kësaj, kreu i Shërbimit të Shpëtimit Malor, Stipe Boziç tha se disa rrethana të tilla si mungesa e sinjalit të telefonave celularë dhe kushtet e motit në ishull e bënë operacionin e shpëtimit më të vështirë.

Policia përcaktoi se shkaku i zjarrit ishte një bisht cigareje hedhur në bar nga Pasko Petrina, një punonjës 20-vjeçar i parkut. Ai po ndeshet me tre vjet burg për rrezikim të sigurisë publike, sipas një raporti nga zyra e prokurorit të shtetit.

Shefi i zjarrfikësve Mladen Jurin dhe komandanti i zjarrfikësve të qarkut Shibenik-Knin Drazhen Slavica dhanë dorëheqjen pas tragjedisë pasi ndjeheshin "moralisht përgjegjës". Slavica u muar në paraburgim në 6 shtator ndëkohë që autoritetet përcaktuan në se ai mbante përgjegjësi komande për fatkeqësinë. Ai u lirua në 6 tetor kur përfundoi hetimi.

Frane Luçiç, 23 vjeç, i vetmi zjarrfikës që shpëtoi, doli nga spitali i përgjithshëm i Splitit në darkën e Krishtlindjeve. Ai pësoi disa plagosje, ishte në kushte kritike me ditë dhe duroi disa operacione.

Ai ende lëviz e flet ngadalë, ka humbur gishtrinj në të dy duart dhe varet nga ndihma e të tjerëve pasi të dy kyçet e tij të duarve janë djegur e gjymtuar krejtësisht.

Në një intervistë me të përditëshmen Slobodna Dalmacija, Luçiç përshkroi zjarrin. "Pamë flakët që afroheshin me të shpejtë. Nuk mund të merrnim frymë dhe filluam të vrapojmë, duke hedhur paisjet. Unë vrapova si kurrë më parë, por zjarri më kapi," tha ai.

"Ndërsa qeshë përfshirë nga zjarri, ja dola të vë helmetën që më shpëtoi fytyrën. E hodha veten në bar po kjo bëri që të më digjeshin duart," shtoi ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading