30/01/2008
Kompanitë maqedonase që nuk janë në gjendje të mbledhin borxhet nga klientët kanë nisur të përdorin agjensitë e mbledhjes së borxheve. Borxhlinjtë megjithatë ankohen për taktikat e presionit, keqtrajtimin dhe detyrimin.
Nga Dimitar Boçevski për Southeast European Times në Shkup -- 30/01/08
![]() Disa biznese maqedonase u janë kthyer mbledhësve të borxheve për të marrë paratë e tyre. [Tomislav Georgiev] |
Për shkak të paefektshmërisë famëkeqe të gjykatave dhe sistemit gjyqësor në Maqedoni, disa firma po kërkojnë ndihmë nga agjensitë e mbledhjes së borxheve kur nuk janë në gjendje të mbledhin borxhet nga shtetasit privatë. Ndërsa ekspertët e ligjit të pronës besojnë se mbledhja e borxheve është një "shantazh" që është i diskutueshëm ligjërisht dhe etikisht, agjensitë pretendojnë se ato i përmbahen ligjit për marrdhëninet e detyruara që rregullon çështjet lidhur me kontratat.
Sipas zyrtarëve të agjensisë së mbledhjes, në çastin që borxhliu nis një bisedë telefonike, ai pranon të negociojë. Borxhlinjtë megjithatë shqetësohen nga taktikat e presionit dhe thirrjet e paprera dhe strategjikisht në kohën e duhur të thirrjeve telefonike. "Agjentët telefonojnë çdo mëngjes në fundjavë, kur janë të sigurtë se jemi në shtëpi, por në gjumë," thotë 48-vjeçari Blagoja Stojanovski, burrë i martuar, me tre fëmijë.
"Ata e prezantojnë veten vetëm me emrin dhe në rast se nuk jemi në shtëpi, pyesin fëmijët për numrat tanë të celularëve. I pyesin ata edhe ku punojmë. Unë besoj se ky është keqtrajtim i fëmijëve dhe nxjerrje me detyrim e informacionit privat," tha ai.
Drejtori i furnizimit qendror të ngrohjes Shkup-Sever, Dragan Mekanigiev ka përdorur agjensitë e mbledhjes kur klientët nuk kanë paguar faturat e tyre. "Ne kemi pajtuar dy agjensi të mbledhjes së borxheve për një periudhë kohe dhe i paguajmë ato në bazë të normës së tyre të suksesit," tha ai.
"Ne kemi ankesa nga klientët tanë që na detyrohen para por sjellja e agjentëve është me gjasë e pranueshme," tha Mekanigiev. "Unë nuk nuk e njoh kodin e sjelljes të këtyre agjensive, por ato kanë një farë kornize kohore kur u telefonojnë borxhlinjve dhe se si supozohet të komunikojnë me ta. Unë besoj se ata bëjnë më të mirën e tyre për të mbajtur reputacionin e agjensive të tyre."
Pasojat ligjore të praktikave të tilla mbeten të të paqarta pasi ngacmimi është i ndëshkueshëm me ligj. Ndoshta me interes të madh për kompanitë që mund të përdorin agjensitë është fakti që këto praktika kanë rezultate të diskutueshme.
"Mbledhja duhet të shkojë nëpërmjet kanaleve ligjore në qoftë se borxhi nuk është paguar. Kjo është një marrëdhënie detyruese midis borxhliut dhe shitësit," tha profesori i Kolegjit të Shkupit të Universitetit Amerikan, Zvonimir Jankulovski.
"Mbetet e paqartë nën çfarë ligji dikush mund të thotë se po përdoret shantazh ndaj këtyre qytetarëve," tha Jankulovski. "Baza ligjore për kompanitë për të pajtuar të tilla agjensi dhe metodat për llogaritjen e mbledhjes së pagesës për këto agjensi është gjithashtu e turbullt."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes