Orson Uells bëhet "qytetar i Splitit"

17/01/2008

Një skulpturë e re nderon regjizorin dhe aktorin legjendar i cili kishte një lidhje të gjatë me qytetin.

Nga Ivo Shçepanoviç për Southeast European Times në Split -- 17/01/08

photo

Statuja e aktorit të SHBA Orson Uells në Split. [Ivo Shçepanoviç]

Një vit më parë, fotografi lokal Fedja Klariç mendoi se një monument për Orson Uells duhej të ngrihej në Split sepse ai kënaqej duke kaluar kohën në qytet dhe qytetet e tjera dalmate në dy dekadat e fundit të jetës së tij. Zheljko Kerum, një biznesmen lokal dhe pronar i kinemasë multiplekse dhe qendrës tregtare, financoi projektin me shpresë se do të rritë turizmin dhe të ardhurat.

"Me zbulimin e skulpturës së Orson Uellsit në zonën Broadarica të Splitit, Qytetari Kejn është bërë një qytetar i ri i Splitit," tha Klariç.

''Dikur unë vizitova një hotel në Vienë ku një shënim në mur thoshte se Mozarti gati kishte kaluar një natë në atë hotel, por synimi i tij qe ndërprerë për ndonjë arsye," spjegoi ai. "Kjo më frymëzoi të përdor rastin për të bërë një lidhje midis Splitit dhe një nga regjizorëve më të mëdhej të filmit."

Në fund të viteve 1960, Orson Uells takoi aktoren dhe skulptoren kroate Oja Kodar me të cilën ai kaloi rreth 20 vjet, deri në vdekjen e tij në 1985. Ajo u mrekullua nga ideja e Klariç dhe pranoi ta bënte vetë skulpturën.

''Orson i donte rrugët e vogla të gurta mesdhetare të Splitit dhe qyteteve të tjera bregdetare dalmate," tha Kodar. "Ai kënaqej me lokalet dhe kishte shumë miq. Për fat të keq, të gjithë kanë vdekur përpara se ta shihnin monumentin e tij."

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Uells vizitoi Splitin dhe Primostenin pranë, ku çifti kishte një vilë, tha Kodar. "Orsoni bile mbështeste ekipin e futbollit të Splitit, Hajduk. Një nga lojtarët, Geza Senauer, ishte mik i tij i ngushtë dhe Orsoni ndiqte ndeshjet. Ai gjeti diçka të përbashkët me temperamentin e ndezur të njerëzve në rajonin bregdetar kroat të Dalmacisë," tha ajo.

Emri origjinal i Kodar ishte Olga Palinkas. Ajo e ndryshoi atë në "Oja Kodar" sepse "kodar" në kroatisht do të thotë "dhuratë". Uellsi i thoshte asaj se ajo ishte si një dhuratë për të, i spjegoi ajo audiencës së madhe në përurimin e skulpturës.

Ndërkohë, Klariç do të donte ta shihte Uells të nderuar në një mënyrë tjetër. Ajo do që një rrugë në Split të quhet me emrin e tij.

Uells filmoi "Procesi në Kroaci" dhe gjithashtu luajti në disa filma kroatë si "Sekreti i Nikola Teslas" dhe "Beteja e Neretvas". Ai nisi po nuk i mbaroi kurrë disa projekte në Split dhe në ishullin Hvar aty pranë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment