15/01/2008
Qeveria serbe miratoi një plan veprimi "top sekret" të hënën që përshkruan masat që do të merren nga institucionet e vendit po qe se Kosova fut një shpallje të njëanshme të pavarësisë.
(Blic - 15/01/08; Reuters, AP, AFP, Euronews, Balkan Insight, Beta, B92, Serbian government - 14/01/08)
![]() Një kalimtar shqiptar i Kosovës vështron në Prishtinë. Kosova po përgatit shpalljen e pavarësisë. [Getty Images] |
Qeveria serbe miratoi një plan veprimi të hënën (14 janar) që detajon masat që agjensitë dhe institucionet e vendit do të zbatojnë në rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Ministri serb për Kosovën Slobodan Samarxhiç u tha gazetarëve se nuk do të nxirrte përmbajtjen e planit pasi ai qe klasifikuar si tepër sekret.
Plani i veprimit, miratuar në një sesion të jashtëzakonshëm të kabinetit të hënën, ishte në përputhje me një rezolutë të fundit të parlamentit "mbi mbrojtjen e sovranitetit, intergritatit territorial dhe rendit kushtetues" të Serbisë në rast se Kosova njëanshmërisht shpall pavarësinë, tha qeveria në një deklaratë.
Ky dokument përmendte mbrojtjen e "Kosovës si një pjesë integrale e Serbisë" si përparësi kryesore e institucioneve shtetërore deri sa të arrihej një zgjidhje kompromisi. Ai parashikon gjithashtu përpjekje të mëtejshme për të siguruar vazhdimësinë e negociatave drejt arritjes së një marrëveshjeje.
Pasi 18 muaj bisedimesh të mbështetura ndërkombëtarisht për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dështuan të mbyllnin dallimin midis qëndrimeve të Prishtinës dhe Beogradit, asnjë nga fuqitë e mëdha përveç Rusisë, nuk e mbështet shtytjen e Serbisë për negociata të tjera.
Duke kundërshtuar kërkesën e shumicës shqiptare prej 90% për pavarësi të plotë dhe duke parashikuar në vend të kësaj dhënien krahinës të ndonjë forme shteti, Serbia e ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se i vetmi përfundim që ajo mund të pranonte është autonomia e gjerë brenda kufijve të saj.
Asambleja e Kosovës pritet tani gjerësisht të miratojë një deklaratë të njëanshme të pavarësisë pas zgjedhjeve presidenciale të Serbisë. Raundi i parë do të mbahet të dielën, me një balotazh të caktuar paraprakisht për në 3 shkurt.
Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të BE kanë sugjeruar se do të qenë gati të njihnin një Kosovë të pavarur edhe pa miratimin e OKB-së.
Zyrtarët serbë kanë treguar se vendi mund të zbriste apo të priste marrëdhëniet diplomatike me vendet që merrnin një masë të tillë.
Kryeministri Vojislav Koshtunica dhe zyrtarë të tjerë të nga Partia e tij Demokratike e Serbisë (DSS) kanë sugjeruar se ata mund të shtyjnë për ndalimin e procesit të integrimit të vendit në BE.
Ndërsa nuk kanë dalë hollësira të masave të posaçme nga plani i veprimit, informacioni i dalë gjatë muajve të fundit ka hedhur dritë mbi disa hapa të tjera të mundshme hakmarrjeje në konsideratë.
Duke folur në kushtet e të mbeturit anonim, një burim qeveritar i tha Reuters të hënën se plani përcakton hapat që secila ministri do të merrte duke përfshirë rregullimet për një dyndje të mundshme të refugjatëve serbë nga Kosova.
"Kjo është më së shumti rregulluese, një shfaqje vendosmërie, nuk do të thotë se secila nga këto masa do të zbatohet," tha zyrtari pa emër.
Ministri i brendshëm Dragan Joçiç e përshkroi detyrën e ministrisë së tij si parandaluese "të çdo trazire nga incidentet terroriste në territorin e Serbisë".
Masa të tjera të mundshme të rreshtuara në raportet e medias përfshijnë futjen e një embargoje tregtie e mallrash dhe bllokim të udhëtimeve për shqiptarët e Kosovës, të cilët duhet të kërkojnë atëhere alternativa, rrugë më të gjata për në destinacionet e Evropës Perëndimore. Serbia, që është e vetmja rrugë nëpër të cilën Korporata Energjitike e Kosovës importon elektricitet, mund të vendoste gjithashtu të ndërpriste furnizmimin me energji për krahinën.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes