08/01/2008
Diplomatët kroatë e konsiderojnë mandatin e tyre të Këshilli të Sigurimit të jetë tejet sfidues dhe i rëndësishëm. Përveç kësaj, Kroacia kryeson një nga panelet më të vështira por të profilit të lartë, Komitetin e Kundër-terrorizmit.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 08/01/08
![]() Kroacia do të jetë në këshill deri në 2009. [Dosje] |
Kroacia nisi mandatin e saj si anëtar i ri i jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB këtë muaj. Anëtarët jo të përhershëm kanë një mandat dy-vjeçar, që do të thjotë se Kroacia do të vazhdojë të jetë një anëtare deri në fund të 2009. Vendi ka përgjegjësi shtesë për kryesimin e një Komiteti ad-hoc të Kundër-terrorizmit (CTC).
Ekipi diplomatik i ambasadores kroate në OKB, Mirjana Mladineo, është gati të ndeshet me të dy sfidat. Për dy vitet e ardhëshme, ndërsa një përfaqësues dipolomatik kroat qëndron në Këshill, një grup diplomatik pune i posaçëm është në vend për të lehtësuar komunikimin dhe procesin e vendim-marrjes.
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një detyrë shumë e rëndësishme dhe sfiduese për trupin diplomatik kroat.
Si një demokraci e re dhe vend i rrënuar nga lufta gjatë viteve 1990, Kroacia ka qenë shpesh në axhendat e Këshillit. Tani, në vend që të jetë një subjekt i debatit, Kroacia do të lozë një rol aktiv në diplomacinë ndërkombëtare.
CTC është një komitet relativisht i ri dhe kryesimi do të jetë një mundësi për Kroacinë për të dalluar veten. Komiteti u formua pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator, 2001. Këshilli i Sigurimit miratoi njëzëri rezolutën 1373, që i detyron të gjitha shtetet "të ndjekin penalisht ndihmën për veprimtaritë terroriste, të mohojnë mbështetjen financiare dhe strehën ndaj terroristëve dhe të ndajnë informacion rreth grupeve që planifikojnë sulme terroriste".
CTC prej 15 anëtarësh u ngrit për të mbikqyrur zbatimin e rezolutës. Ndërsa objetkivi i CTC është të rritë aftësinë e vendeve për të luftuar terrorizmin, ai nuk mund të vendosë sanksione dhe të mbrojë listat e mbikqyrjes të organizatave apo individëve terroristë.
CTC është e ngarkuar për sigurimin se çdo vend përputhet me kërkesat e Këshillit për të ndaluar veprimtarinë terroriste dhe gjithashtu me misionin për të identifikuar dobësitë në aftësitë e vendeve për të bërë kështu. Në qoftë se vendet nuk kanë ligje, fonde apo personel për të luftuar terrorizmin, CTC është e ngarkuar për t'i ndihmuar ato në trajtimin e mangësive të tyre.
Në qoftë se, megjithatë, CTC përcakton se nuk ka vullnet politik për të ndaluar terrorizmin, ai lejon Këshillin e Sigurimit të vendosë se çfar masa janë të përshtatëshme për të siguruar se vendosmërisht vendet jo në përputhje përmbushin Rezolutën 1373 të mandateve.
Sipas axhendës së Këshillit të Sigurimit 2008, fokusi kryesor do të vazhdojë të jetë Lindja e Mesme dhe Afrika. Gjendja në Iran, Irak dhe Afganistan do të vazhdojë të mbikqyret dhe vëmendje do t'i jepet Azisë Qendrore në qoftë se situata në Pakistan bëhet e rrezikshme.
Çështjet e krimeve të luftës do të jenë gjithashtu në axhendën e Këshillit ndërsa mandati i gjykatës së Hagës po i afrohet fundit, veçanërisht në qoftë se dy më të kërkuarit për krime lufte, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, mbeten të lirë.