04/01/2008
Duhet veprim urgjent për të ulur emetimet e gazit të efktit të serës për të shmangur rreziqet katastrofike ndaj brezave të ardhshëm, paralajmëron UNDP në një raport të ri.
(FT, Bloomberg, Science Daily - 17/12/07; Reuters - 16/12/07; BBC, UN - 15/12/07; International Herald Tribune - 28/11/07; UNDP, AP, The Guardian, Bloomberg - 27/11/07)
![]() "Është vetëm një botë," tha presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso. "Së bashku, vendet e zhvilluara e ato në zhvillim mund të arrijnë sukses." |
Vendet e zhvilluara duhet të marrin veprim të menjëhershëm për të ulur emetimet e lidhura me ngrohjen globale, për të shmangur fatkeqësinë ekologjike që mund të prekë të tërë planetin, thoshte UNDP në Raportin e vet të Zhvillimit Njerëzor (HDR) 2007/2008 dalë në 27 nëntor.
"Ndryshimi i klimës kërcënon një katastrofë të dyfishtë, me zprapsje të parakohëshme në zhvillimin njerëzor të vendeve të varfëra të botës e pasuar nga rreziqe afat gjata për të gjithë njerëzimin," vinte në dukje sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun në raportin 400 faqesh.
Ndërsa vendet më të varfëra kanë kontribuar më pak ndaj problemit, shtetasit e tyre do të preken më së shumti për shkak se ata kanë më pak burime që t'ja dalin kësaj, thoshin autorët e studimit, Duke Luftuar Ndryshimin e Klimës: Solidariteti Njerëzor në një Botë të Ndarë. Por në fund, edhe vendet më të pasura nuk do të jenë të paprekëshme nga ndikimi i ngrohjes globale.
"Udha jonë e tanishme ofron një rrugë me një kalim ndaj fatkeqësisë ekologjike," thoshte raporti ndërsa pranonte se mbeten pasaktësi lidhur me tempin e ngrohjes globale.
Vendet e zhvilluara, thoshte HDR, duhet të japin 58 miliard euro në vit deri në 2015 për të mbështetur programet që kanë për qëllim forcimin e aftësive të vendeve në zhvillim për t'ja dalë rreziqeve lidhur me klimën.
Ai u kërkon gjithashtu vendeve më të pasura të cilat janë më së shumti përgjegjëse për akumulimin e bioksidit të karbonit dhe gazeve të tjera të bllokimit të nxehtësisë në atmosferë, të synojnë një kulm të emetimit deri në 2015, me 30% ulje deri në 2020 dhe me së paku 80% ulje deri në 2050, krahasuar me nivelet e 1990.
Në qoftë se bota nuk merr veprimet e duhura brenda dekadës së ardhëshme, një rritje temperature prej dy gradë Celcius "mund të ndalë e pastaj të kthejë zhvillimin njerëzor" në vendet më të varfëra ku 2.6 miliard e njerëzve jetojnë me 1.35 euro a më pak në ditë, paralajmëronte UNDP.
Ngritur mbi gjetjet e lëshuara së fundmi nga Paneli Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës (IPCC), HDR ndërtoi axhendën për Konferencën e Ndryshimit të Klimës e cila filloi në Bali në 3 dhjetor. Ajo u ndoq nga përfaqësuesit e rreth 190 vendeve si edhe nga vëzhgues të OJQ-ve, organizatave ndërqeveritare dhe medias.
Duke pasuar disa ditë bisedimesh, një marrëveshje u arrit në 15 dhjetor, pasi delegatët pranuan përfundimet e IPCC se ndryshimi i klimës po ndodh dhe se ai është shkaktuar nga rritja e emetimeve të gazrave të efektit të serës që rezultojnë nga veprimtaria njerëzore.
Dokumenti që u hartua në konferencë referohet si "Udhëzuesi i Balit". Ai parashikon për negociata në katër fusha kyçe: pakësimi, përshtatja, teknologjia dhe financimi dhe vë fundin e 2009 si një objektiv për një marrëveshje të re për të ulur emetimet.
Zyrtarët e lartë ndërkombëtarë përshëndetën dokumentin
"Është vetëm një botë," tha presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso. "së bashku, vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim mund të arrijnë sukses."
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes