Dhjetori shënon kulmin e shpenzimeve në Kroaci

28/12/2007

Si në shumë vende anembanë botës, kroatët shpenzojnë më shumë para gjatë muajit të fundit të vitit.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb –28/12/07

photo

Qendrat tregtare qenë mbushur me njerëz që rrinin në rradha me orë për të blerë dhuratat e minutës së fundit. [Dosje]

Në fund të çdo viti, analizat nga ekspertët financiarë në institucione të shquara të tilla si Instituti Kroat i Studimit të Tregut (GfK), tregojnë se shpenzimet nga publiku kroat arrijnë kulmin në dhjetor. Ky vit nuk bënte përjashtim.

Familja kroate mesatare ka shpenzuar një rekord prej 1,100 euro këtë muaj edhe pse paga mesatare mujore në Kroaci mbetet vetëm nën 700 euro.

"Kroatët pëlqejnë të shpenzojnë në dhjetor dhe ankohen se janë të varfër në janar," thonë analistët në kulmin e sezonit të blerjeve të krishtlindjeve. Borxhet nga viti i mëparshëm priren t'i ndjekin pas konsumatorët në vitin e ri kalendarik. Studimi i prirjes së blerjeve sugjeron se kroatët priren të paguajnë me kredit karta në vend të parave në dorë dhe përdorin çdo mundësi për të shtyrë periudhën e pagesës ose i ndajnë pagesat në këste të rregullta mujore.

Në dhjetor shumë punonjës kroatë marrin një shpërblim për Krishtlindje, në vartësi të asaj se sa mirë ka dalë gjatë vitit kompania e tyre. Paratë e tepërta zakonisht prishen për dhurata që përndryshe nuk do të përballoheshin dot. Disa kompani u japin punonjësve të tyre një bono të posaçme blerjeje për një dyqan të posaçëm.

Sipas GfK, kroatët kënaqen nga blerjet dhe prishja e parave veçanërisht në qendrat tregtare. Më tepër se 50% e burrave i konsiderojnë blerjet zbavitëse dhe 75% e grave janë dakord me këtë.

Qendrat tregtare, mbushur me njerëz që rrinë në rradha me orë për të blerë dhuratat e minutës së fundit, janë vendet e preferuara për të harxhuar para. Këtë vit, disa qendra tregtare ofruan zbritje, duke rritur konkurencën e çmimeve, veçanërisht në Zagreb.

Megjithë shpenzimet rekord në dhjetor, shumica e familjeve kroate mbeten të pakënaqura me statusin e tyre financiar, sipas sondazheve të fundit. Më tepër se 55% nuk presin ndonjë përmirësim në buxhetin e tyre të shtëpisë. Në fakt, më tepër se 59% mendojnë se do t'u duhet të paguajnë më shumë vitin e ardhshëm për shpenzime të përgjithshme.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading