UNDP: Më tepër vende të SEE midis vendeve me nivele të larta të zhvillimit njerëzor

28/12/2007

Shqipëria, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Maqedonia dhe Rumania janë renditur midis 70 vendeve të botës me nivele të larta të zhvillimit njerëzor në një raport të UNDP të lëshuar në fund të nëntorit.

(Turkish Daily News - 04/12/07; Sofia News Agency - 28/11/07; UNDP, Reuters, Sofia Echo - 27/11/07)

photo

Raporti u botua nga UNDP muajin e shkuar. [UNDP]

Shqipëria dhe Maqedonia kanë arritur përmirësime që i kanë lejuar ato për herë të parë të bashkohen me grupin e vendeve me nivele të larta të zhvillimit njerëzor, sipas vjetarit të UNDP, Raporti i Zhvillimit Njerëzor, lëshuar në 27 nëntor.

Si në vitet e mëparshme, raporti rendit 175 vende anëtare të OKB-së, së bashku me Hong Kongun dhe territoret Palestineze, sipas niveleve të tyre të zhvillimit njerëzor, duke i vendosur ata në tre grupe: të lartë, të mesëm dhe të ulët. Serbia dhe Mali i Zi janë midis 17 vendeve që nuk përfshihen në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI) këtë vit për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme.

Indeksi vlerëson arritjet mesatare të vendeve në tre dimensione bazë të zhvillimit njerëzor: jetëgjatësinë, arsimin e të rriturve dhe të ardhurat, të matura me PKB-në për frymë në fuqi të barabartë blerjeje në dollarë të SHBA. Shumica e të dhënave të përdoruara në vlerësim janë për vitin 2005.

Islanda renditej e para këtë vit, me një pikavarazh prej 0.968, përpara Norvegjisë e cila mbante vendin e parë gjatë gjashtë viteve të shkuara. Australia, Kanadaja dhe Irlanda plotësojnë pesë vendet e para.

Shqipëria dhe Maqedonia qenë përfshirë me një pikavarazh 0.801 secila, vetëm 0.001 mbi shenjën e ndarjes së grupit nga vendet me nivele të mesme të zhvillimit njerëzor.

Shqipëria ka lëvizur me pesë vende, në të 68-in, pasi ka përmirësuar pikët me 0,017 falë jetëgjatësisë së lartë dhe një rritjeje në PKB-së për frymë me mbi 300$.

Megjithëse Maqedonia ka përmirësuar pikavarazhin e saj të përgjithshëm me 0.005, vendi tani renditet i 69, më poshtë se vendi i 66 që ishte vjet, kur grupi me zhvillim të lartë njerëzor përfshinte 63 vende. Pikavarazhi i saj më i lartë pasqyron një rritje në PKB për frymë me rreth 600$ dhe një përmirësim 0.1% në regjistrimet e kombinuara neto për arsimin primar, sekondar dhe universitar, në 70.1% këtë vit.

Të gjitha vendet e tjera të SEE, me përjashtim të Turqisë, zënë vend midis 70 vendeve në grupin e lartrë të zhvillimit njerozor. Midis tyre, Greqia përsëri renditet lart me 0.926 duke mbajtur vendin e 24. Ajo ka normën më të lartë neto të kombinuar të regjistrimeve për arsimin primar, sekondar dhe universitar (99%) dhe me një PKB për frymë prej 23,381$ Greqia ka PKB-në më të lartë midis vendeve në rajon.

Me një pikavarazh 0.903, të njëjtë me atë të vitit të kaluar, Qiproja është ngjitur me një vend, për t'u renditur e 28. Një jetëgjatësi prej 79 vjeç e bën atë kryesuesin rajonal për këtë tregues.

Pavarësisht pikavarazhit më të lartë këtë vit, 0.850 nga 0841 në HDI 2006, Kroacia ka rënë me tre vende, në të 47-in. Lidhur me arsimimin e të rriturve, e cila është në 98.1%, ajo renditet e treta pas Shqipërisë dhe Bullgarisë ku 98.7% dhe 98.2% e popullsisë me moshë mbi 15 vjeç respektivisht, janë të arsimuar.

Kroacia është përpara anëtarëve të BE, Bullgarisë e Rumanisë. Megjithatë, një përmirësim me 0.008 në pikavarazhin e përgjithshëm të Bullgarisë, e ka ngritur vendin me një vend, në vendin e 53-të. Krahasuar me HDI 2006, PKB e vendit për frymë është rritur me rreth 1,000$ për të arritur në 9,032$.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Rumania, e cila u bashkua me BE në 1 janar 2007, së bashku me Bullgarinë, renditet përsëri e 60 me një pikavarazh të përgjithshëm prej 0.813 duke pasqyruar tregues të ulët për jetëgjatësinë, arsimin e të rriturve dhe regjistrimin neto të kombinuar për arsimin e primar, sekondar dhe të universitetit.

Bosnje dhe Herzegovina ka shkarë me katër vende, në të 66, por ka përmirësuar pak pikavarazhin e përgjithshëm, në 0.803 nga 0.800 vitin e kaluar.

Një rritje me 0.018 në pikavarazhin e përgjithshëm, tani 0.755 e ka lejuar Turqinë të ngrihet me pesë vende nga viti i kaluar, për t'u renditur e 84. Megjithatë ajo është ende midis 85 vendeve në grupin e zhvillimit të mesëm njerëzor.

Njëzetedy vende, të gjitha në Afrkën e sub-Saharasë, bien në kategorinë e zhvillimit të ulët njerëzor. Mali, Nigeria, Guinea-Bisau, Burkina Faso dhe Sierra Leone mbushin pesë vendet e fundit në HDI me pikavarazh nga 0.380 në 0.336.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment