Si Beogradi dhe Prishtina do të kërkojë secila mbështetjen e OKB

18/12/2007

Pikpamjet e palëkundura e të kundërta për të ardhen e Kosovës do të vihen përpara një sesioni me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB të mërkurën.

(Irish Times, Blic - 18/12/07; AP, AFP, DPA, AKI, VOA, BIRN, Beta, B92, Serbian Government - 17/12/07)

photo

Kryeministri serb Vojislav Koshtunica thotë se ai do t'i kërkojë Këshillit të Sigurimit të OKB për negociata shtesë mbi statusin e Kosovës. [Getty Images]

Si kryeministri serb Vojislav Koshtunica dhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të flasin në Këshillin e Sigurimit të mërkurën (19 dhjetor) kur organizmi 15-vendesh do të mbajë një sesion me dyer të mbyllura për të diskutuar një raport nga ndërmjetësit ndfërkombëtarë në katër muajt e fundit të negociatave midis zyrtarëve serbë e shqiptarë të Kosovës.

Duke u nisur për në Nju Jork për të ndjekur sesionin, Sejdiu u tha gazetarëve se do t'i kërkonte Këshillit të Sigurimit mbështetje për pavarësinë e Kosovës.

Koshtunica, nga ana tjetër, do që të fitojë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB për vazhdimin e bisedimeve të statusit. "Ne mund të bisedojmë, ne jemi gati për kompromis, por Serbia duhet të mbetet e tëra," tha ai në një deklaratë përpara nisjes së tij.

Tre ditë përpara afatit përfundimtar të 10 dhjetorit, troika BE-SHBA-Rusi tha se përpjekja e fundit për të zgjidhur çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës kishte dështuar të jepte një marrëveshje.

Ende teknikisht pjesë e Serbisë, Kosova ka qenë një protektorat i OKB që nga fundi i konfliktit të 1998-1999 në krahinë.

Duke e parë status quo si jo më të qëndrueshëm, OKB nisi bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës në shkurt 2006. Por 13 muaj negociatash kryesuar nga ish presidenti finlandez Marti Ahtisaari dështuan të mbyllnin të çarën midis qëndrimeve të Beogradit e Prishtinës në çështjet thelbësore të statusit.

Shqiptarët e Kosovës që llogariten për 90% të krahinës me popullsi 2 milion, kanë shtyrë për pavarësi të plotë nga Serbia ndërsa Beogradi ka vazhduar të thotë se e gjitha ç'mund të ofrojë është autonomia e gjerë.

Me perspektivat për një kompromis të provuara të pakta, krerët e Kosovës paralajmëruan se do të deklaronin pavarësinë njëanshmërisht në qoftë se bisedimet e udhëhequra nga troika përfundonin pa një marrëveshje.

Në një deklaratë lëshuar në fund të një samiti një-ditor të premten në Bruksel, krerët e BE thanë se procesi i negociatave mbi të ardhmen e Kosovës është shteruar. Duke qenë dakord me sekretarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun se status quo në Kosovë nuk ka më bazë, ata theksuan nevojën për të shkuar përpara drejt një zgjidhjeje.

Ndërsa krerët e BE u përmbajtën për miratimin e pavarësisë nga krahina, shumica e vendeve anëtare po presin të njohin një Kosovë të pavarur edhe pa miratimin e OKB.

Koshtunica menjëherë denoncoi përfundimet e samitit të BE mbi Kosovën duke i përshkruar ato si "fyese".

Në një deklaratë postuar në uebsajtin zyrtar të qeverisë serbe të premten, ai tha "mungesa e bisedimeve shtesë dhe mbështetja për cënimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB duke njohur pavarësinë e deklaruar njëanshmërisht të Kosovës" ishte e papranueshme.

Sipas një raporti botuar të hënën nga Rrjeti i Raportimit Gjurmues të Ballkanit (BIRN) megjithatë, ekspertët ligjorë të BE kanë hartuar një dokument konfidencial që argumenton se rezoluta 1244 nuk e përjashton as pavarësinë e Kosovës as shtetet e tjerë nga njohja e një Kosove të pavarur.

Më tej akoma, ata mbështesin se nuk ka asgjë që ta ndalojë BE nga dërgimi i një misioni për të zëvendësuar UNMIK apo KFOR për të vazhduar praninë e tyre, thoshte BIRN.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading