Kosova dhe Serbia: çfarë ndodh më pas?

17/12/2007

Me bisedimet e udhëhequra nga troika, të mbaruara, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet tani dhe do përpiqet të arrijë një vendim mbi statusin e Kosovës. Prishtina, ndërkohë, thotë se do të deklarojë njëanëshmërisht pavarësinë.

Nga Igor Jovanoviç dhe Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Beograd dhe Prishtinë – 17/12/07

photo

Kosova do të deklarojë së shpejti pavarësinë, tha presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu. [Getty Images]

Të mërkurën (12 dhjetor) presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se pavarësia e Kosovës do të ndodhë brenda ditësh. "Ne jemi vetëm pak ditë larg nga akti final i pavarësisë së Kosovës, e cila do të marrë bekimin ndërkombëtar dhe bekimin e miqve tanë, SHBA, BE dhe vendeve të tjera demokratike," tha ai.

Sllovenia, e cila do të marrë presidencën e rradhës së BE në 1 janar, hartoi një projekt për pavarësinë e Kosovës dhe reagimin e Evropës ndaj saj. Raportet të mërkurën thanë se Kosova pret të deklarojë veten një shtet të pavarur në dy muajt e parë të vitit 2008 dhe do të njihet nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia brenda 48 orëve, sipas projekt-propozimit.

Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojë njohjen e vet zyrtare të krahinës menjëherë më pas duke u pasuar menjëherë nga Zvicra, Islanda dhe Norvegjia dhe pastaj një grup vendesh që përfshijnë Turqinë, Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Slloveninë.

Përveç kësaj, Sllovenia do që ministrat e jashtëm të BE të lëshojnë një deklaratë menjëherë pas deklarimit të pavarësisë nga Kosova për të hapur udhën për vendosjen e një misioni administrativ, gjyqësor dhe policor në verë.

Autoritetet serbe kanë thënë se do të reagojnë ashpër në qoftë se Kosova shpall pavarësinë pa lejën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, qeveria hodhi poshtë mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë në Kosovë pasi kjo do të çonte në përleshje me rreth 16,000 ushtarët e KFOR të vendosur në krahinë.

"Serbia e di se si është të jesh në luftë me të gjithë botën. Kjo është pse ky opsion është jashtë diskutimi," tha ministri serb i mbrojtjes Dragan Sutanoviç.

Disa analistë në Beograd megjithatë paralajmërojnë se zyrtarët serbë do të ndeshin detyrën e vështirë të mbrojtjes së patriotëve të tyre në qoftë se serbët që jetojnë në enklavat në Kosovë bëhen viktima të dhunës shqiptare.

Beogradi dhe Rusia, anëtare e Këshillit të Sigurimit, po këmbëngulin që negociatat të vazhdojnë deri sa të gjendet një zgjidhje kompromisi.

Më parë kësaj jave, presidenti serb Boris Tadiç tha se vendi do të niste një nismë për të patur nga Këshilli i Sigurimit një kërkesë për një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në se pavarësia e Kosovës do të ishte apo jo e ligjshme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Në qoftë se një veprim ndodh, është puna jonë të anullojmë një vendim të tillë dhe të nisim të gjitha proceset ligjore ndërkombëtare përpara gjykatave dhe institucioneve ligjore ndërkombëtare, për anullimin e aktit," tha Tadiç. Në qoftë se ndonjë vend pranon pavarësinë e krahinës, Serbia "do të nisë procese kundër qeverive të vendeve të tilla përpara institucioneve të tyre ligjore," shtoi ai.

Dy javë më parë, ministritë e Serbisë miratuan planet e veprimit që do të zbatohen në qoftë se Kosova shpall pavarësinë. Këto plane janë përcaktuar si sekret shtetëror dhe nuk janë hapur për publikun.

Analistët besojnë se Beogradi mund të vërë një embargo tregtie mbi Kosovën dhe të ndalë furnizimet me elektricitet për krahinën. Beogradi mund gjithashtu të shqyrtojë lidhjet e veta politike e ekonomike me vendet që njohin pavarësinë e Kosovës dhe edhe të presë marrëdhëniet diplomatike me disa.

Megjithatë, në rast të një bllokade ekonomike të Kosovës, është pothuajse e qartë se enklavat serbe në Kosovën qendrore e jugore, në të cilat jetojnë dy të tretat e serbëve të mbetur në Kosovë, do të izolohen. Kjo mund të shpinte lehtësisht në eksodin e serbëve drejt veriut të krahinës e cila është e lidhur ngushtë me vetë Serbinë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment