Rusia i ofron Serbisë përfshirje në tubacionin e gazit Rrjedha Jugore

12/12/2007

Një marrëveshje e propozuar nga Rusia, që hap rrugën për përfshirjen e Serbisë në projektin e tubacionit të gazit Rrjedha Jugore, do ta bëjë vendin ballkanik një kryesues rajonal për energjinë, tha të martën një zyrtar i lartë i Beogradit.

(Reuters, B92, Serbian government - 11/12/07; AP, RIA Novosti - 22/11/07)

photo

Sipas marrëveshjes, një firmë ruse do të marrë kontrollin mbi monopolin e naftës serbe NIS, thanë zyrtarët të martën (11 dhjetor). [Dosje]

Serbia do të përfshihet në projektin e tubacionit të gazit natyror Rrjedha e Jugut, sipas një projekt-marrëveshjeje të energjisë që Rusia i ka ofruar Beogradit të martën (11 dhjetor).

Marrëveshja u propozua dy muaj pasi një delegacion i kryesuar nga CEO i monopolit rus të naftës e gazit Gazprom, Aleksei Miller, vizitoi Serbinë për të diskutuar bashkëpunimin në sektorin e energjisë. Gjatë bisedimeve me krerët serbë, delegacioni rus shprehu një interesim në privatizimin e disa kompanive kyçe të vendit duke përfshirë monopolin e rafinimit të naftës Naftne Industrije Srbije (NIS).

Ambasadori i Rusisë në Beograd Aleksandar Aleksejev i cili i paraqiti projekt-marrëveshjen ministrit serb të energjisë Aleksander Popoviç të martën, tha se ajo do të prekte sigurimin e energjisë të krejt rajonit dhe do të shënonte një ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet e ndërsjellta.

"Kjo marrëveshje parashikon ndërtimin e tubacionit tranzit Rrjedha e Jugut nëpër Serbi, ndërtimin e strukturave të ruajtjes së gazit dhe një partneritet strategjik në modernizimin e NIS," tha Popoviç në një konferencë të përbashkët shtypi me ambasadorin rus. "Unë do ta përcjell atë në qeveri, pastaj një grup pune do të përpunojë detajet. Më pas, parlamenti do ta ratifikojë atë."

Raportet rreth vizitës së Millerit në tetor sugjeruan se Gazprom do të konsideronte ofertën për NIS vetëm si një pjesë të paketës që do ta lejonte atë të përdorte territorin serb për ndërtimin e një segmenti të tubacionit të gazit natyror Rrjedha Jugore dhe të ndërtonte struktura të reja të ruajtjes së gazit.

Rreth tre javë më parë, Gazprom dhe Eni SPA e Italisë nënshkruan një marrëveshje mbi ndërtimin e tubacionit Rrjedha e Jugut prej rreth 7 miliard euro, duke përfshirë ngritjen e një ndërmarrjeje të përbashkët 50-50 për të zhvilluar një studim marketingu dhe realizueshmërie për projektin. Tubacioni i propozuar prej 900 km do të shkojë nën detin e Zi, nëpërmjet Bullgarisë, duke transportuar 30 milion metra kub gaz naturor rus në vit në Austri, Slloveni dhe Itali.

Ndërsa Gazprom dhe Eni SPA do të financojnë bashkërisht, do të zotërojnë e operojnë projektin, që pritet të kompletohet në 2013, vendeve tranzit ka gjasa t'u ofrohen aksione të vogla.

Në qoftë se Serbia pranon dhe ratifikon marrëveshjen e propozuar, kjo do ta bënte atë kreun rajonal në sektorin energjitik, u tha të martën Popoviç gazetarëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por duke lidhur propozimin rus me mbështetjen e fortë të Moskës për qëndrimin e Beogradit mbi çështjen e statusit të Kosovës, shumë analistë e shohin marrëveshjen e ofruar si politikisht të motivuar. Disa gjithashtu shqetësohen rreth një kompanie që kontrollon si tubacionin dhe strukturat e ruajtjes së gazit.

"Çdo zgjerim i kësaj në NIS do të ishte dëmtues," i tha Reuters analisti i institucionit kërkimor Free Market Centre, Miroslav Prokopijeviç. "Politikisht kjo mund të përdoret si një instrument presioni. Ekonomikisht do të ishte e dëmshme pasi firmat ruse nuk janë të njohura për teknologjinë e tyre të sofistikuar. Kjo do të ishte një ekspansion i monopolit në tregun e naftës, gazit dhe të derivateve."

Të tjerë shprehën shqetësim se marrëveshja mund të shkurajonte investitorët e huaj potencialë.

Privatizimi i NIS ka qenë nën diskutim që nga 2005, me plane fillestare që parashikonin ofrimin e 25% të paketës së aksioneve në monopol për rreth 204 milion euro. Blerësit do t'i kërkohej gjithashtu të kryente një investim shtesë prej 170 milion euro. Koalicioni aktual tre-palësh thuhet se është i ndarë në se duhet t'i qëndrojë këtij plani.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment