Peshkatarët kroatë duan zbatimin e zonës ekologjike megjithë paralajmërimet e BE

11/12/2007

Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn paralajmëroi Kroacinë të mos zbatojë një ligj mbi zonimin e Adriatikut. "Kjo mund të ketë pasoja negative në procesin e negociatave," tha ai.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 11/12/07

photo

Ka që thonë se një zonë ekologjike do të mbrojë ujrat kroate nga mbipeshkimi. [Dosje]

Megjithë paralajmërimet javën e shkuar nga BE, peshkatarët kroatë këmbëngulën të premten (7 dhjetor) që vendi të vazhdojë me zonën e diskutuar të peshkimit në detin Adriatik. Zona, e cila do të mbulojë 57,000 km katrore, do të mbrojë rezervën në det, që peshkatarët kroatë thonë se po shteron nga flota më e madhe italiane e peshkimit.

Një ligj kaluar nga parlamenti kroat vite më parë që ngre një zonë të mbrojtur peshkimi dhe ekologjike në detin Adriatik, pritet të zbatohet në 1 janar 2008. Javën e shkuar, komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn paralajmëroi Kroacinë se marrëveshja, e cila është në shkelje të marrëveshjes me Italinë dhe Slloveninë, do të prekte shanset e Kroacisë për të hyrë në Bashkim.

Takimi i ministrave të jashtëm në Bruksel këtë javë përsëriti shqetësimet e tyre rreth kësaj.

Rehn i kujtoi Kroacisë se marrëveshja ishte një kusht për dhënien Kroacisë të statusit të kandidatit. Ai e quajti mosmarrëveshjen "një çështje shumë serioze që mund të kishte degëzime në negociatat për pranimin në BE" po të mos zgjidhej.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonëse ligji është shtyrë shumë herë që nga kalimi në 2004, ai do të zbatohet automatikisht tani sepse parlamenti i ri, i cili nuk është formuar ende, nuk do të jetë në sesion deri në datën e zbatimit. Asnjë organizëm politik nuk ka autoritet të ndërhyjë e të ndalë zbatimin e ligjit.

Koalicioni HSS-HSLS, një bashkim politik i qendrës, votat zgjedhore të të cilit do të jenë vendimtare kur të formohet qeveria e re, mbron me forcë zonën e mbrojtur të peshkimit dhe ekologjisë. Çdo parti që zgjedh të formojë një qeveri me këtë koalicion (pasi asnjë parti nuk mori shumicën e votave) do të duhet të marrë në konsideratë pikëpamjen e grupit lidhur me këtë subjekt.

Italia dhe Sllovenia janë kundër zonës së mbrojtur të peshkimit sepse anijet e tyre nuk mund të shfrytëzojnë më pjesën e pasur kroate të detit Adriatik pa leje të posaçme. Kjo do të thotë dëm i madh financiar për flotat e tyre.

Krocia mund të aplikojë një zonë peshkimi ndaj jo-anëtarëve të BE, por pjesa e tyre në kuotat e peshkimit është e vogël.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment