10/12/2007
Bashkimi i Social Demokratëve të Pavarur ka fituar zgjedhjet presidenciale të RS, sipas rezultateve paraprake. Rajko Kuzmanoviç zotohet të jetë president i të gjithë serbëve boshnjakë, pavarësisht nga partia apo etniciteti.
Nga Vlatko Vukotiç për Southeast European Times në Banja Luka - 10/12/07
![]() Rajko Kuzmanoviç i Bashkimit qeverisës të Social Demokratëve të Pavarur hedh votën e tij të dielën (9 dhjetor). [Getty Images] |
Rajko Kuzmanoviç ka fituar zgjedhjen presidenciale të Republika Srpska (RS) sipas rezultateve paraprake të njoftuara të hënën (10 dhjetor) nga Komisioni Zgjedhor i Bosnje dhe Herzegovinës.
Me 55% të votave të numëruara, Kuzmanoviç, anëtar i Bashkimit qeverisës të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) dhe kryetari aktual i Akademisë së Shkencave të RS, fitoi 45% të votave. Ognjen Tadiç i Partisë nacionaliste Demokratike Serbe (SDS) erdhi i dyti me 33%. Kreu i Partisë për Përparimin Demokratik (PDP) Mladen Ivaniç ishte i treti, me 16%, sipas Komisionit Zgjedhor.
Duke premtuar të jetë president i të gjithë serbëve boshnjakë, pavarësisht nga përkatësia politike, Kuzmanoviç tha: "Unë do të marr menjëherë detyrat presidenciale sipas kushtetutës dhe do të kryej detyrat e mija siç është përcaktuar në kushtetutë. Do të përfaqësoj republikën dhe do të mbroj unitetin e saj."
Kuzmanoviç duhet të presë të marrë këto detyra deri sa të shpallen rezultatet përfundimtare më pas këtë muaj.
Zgjedhjet e parakohshme u thirrën pasi presidenti i mëparshëm Milan Jeliç vdiq nga një goditje zemre në 30 shtator, më pak se një vit pasi kishte marrë postin.
"Është e qartë se asnjë parti nuk ka shumicën absolute më dhe se të tre partitë e kanë dalluar veten nga njëra tjetra, gjë që do të përcaktojë të ardhmen e skenës lokale politike," tha Ivaniç i PDP.
Si SDS dhe PDP thonë se nuk i shohin rezultatet si një humbje por si një rifitim të besimit të votuesve pas një humbjeje shumë më të madhe vitin e kaluar. "Ne kemi bërë gabime, por populli pa se ne jemi të aftë t'i ndreqim ato," tha Tadiç.
Zgjedhjet u shënuan nga një pjesëmarrje aq e ulët sa që habiti edhe më pesimistët. Komisioni Zgjedhor tha se vetëm 36% e 1.1 milion votuesve të Republika Srpska erdhën në votime, pjesëmarrja më e keqe e 12 vjetëve të fundit. Analistët thonë se kjo është sepse votuesit nuk janë më të interesuar se kush do të jetë president pasi ai është vetëm sa për figurë.
Kryeministri i RS Milorad Dodik tha se fitorja e Kuzmanoviç përfaqëson një fitore për demokracinë dhe për RS. Ai gjithashtu e konsideron fitoren e Kuzmanoviç të jetë një votë për besimin publik në qeverinë e SNSD.
"Institucionet e RS do të vazhdojnë të punojnë mbi programet e tyre pa pengesa. Është shumë e rëndësishme që ne ende kemi besimin e shtetasve gjë që konfirmon politikën e partisë sonë deri tani," tha Dodik.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes