05/12/2007
Në një fund të befasishëm të krizës politike të disa javëve të fundit, krerët e BiH ranë dakord mbi një marrëveshje kompromisi që hapi rrugën për siglimin e një marrëveshje stabilizimi e shoqërimi.
Nga Vlatko Vukotiç për Southeast European Times në Banja Luka -- 05/12/07
![]() Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn (përpara majtas) dhe kryeministri i ngarkuar i BiH Nikola Spiriç (përpara djathtas) siglojnë të martën (4 dhjetor) marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit, në Sarajevë. [Getty Images] |
Bosnje dhe Herzegovina (BiH) ka ndërmarrë hapin më të rëndësishëm deri tani në rrugën e vet të pranimit në BE. Në një ceremoni të martën (4 dhjetor), kryeministri i ngarkuar Nikola Spiriç dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, sigluan një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi, hyrja në nënshkrimin e marrëveshjes.
"Përmbushja e sinqertë e kësaj marrëveshjeje do ta lejojë BiH të bëhet shumë shpejt një kandidate për anëtarësimin në BE," tha Rehn.
BiH ka përmbushur kushtet teknike dhe gjithashtu ka bërë përparim të kënaqshëm në arritjen e kushteve politike, shtoi ai.
Masa shënon një kthesë dramatike pas javëve të krizës politike, ndezur nga mungesa e një marrëveshjeje në reformat e policisë të kërkuara nga BE dhe një kundërshtim rreth vendimit të Përfaqësuesit të Lartë Miroslav Lajçak për të ndryshuar rregullat e votimit. Shumë thonë se vendi po kalonte bllokimin më të keq që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit. Situata shkaktoi paralajmërime jo vetëm nga krerët e BE por edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun.
Në vetëm pakë ditë, megjithatë, krerët politikë të BiH qenë në gjendje të binin dakord mbi një kompromis. Këshilli i ministarve ra dakord të mbështeste një plan veprimi për reformën policore duke përcaktuar ngritjen e një drejtorie për bashkërendimin policor dhe disa institucioneve policore.
Fundi i krizës politike hap rrugën për Spiriç, i cili dha dorëheqjen muajin e shkuar por që ende shërben në aftësitë e të ngarkuarit, të marrë përsëri postin e vet. Partitë kryesore serbe boshnjake duhet të caktojnë një kandidat për kryeministër deri nga fundi i kësaj jave dhe tashmë ato e kanë treguar se do të zgjedhin atë.
BiH do të shkojë përpara me përmbushjen e kushteve të kërkuara për të nënshkruar SAA, tha Spiriç. "Do të ketë fitime të shumta sepse BE do të ketë një fushë të re stabiliteti dhe mirëqënieje në Ballkan," tha ai. "Nga ana tjetër, shtetasit nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë sigurinë e lidhur me BE si edhe përfitime të tjera që gëzojnë shtetasit e një Evrope të bashkuar."
Lajçak shprehu kënaqësi me zhvillimet e fundit.
"Ne jemi të ndërgjegjshëm për përparimin e BiH drejt BE dhe megjithëse siglimi i SAA duket disi teknik, ai është një provë simbolike e këtij përparimi të vendit," tha ai.
Menjëherë pasi SAA të nënshkruhet, ajo do të shkojë për ratifikim përpara parlamenteve të 27 vendeve anëtare. Pas kësaj, BE do të vlerësojë gadishmërinë e BiH për statusin e kandidatit zyrtar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes