Serbia dhe BE nënshkruajnë marrëveshjen e ndihmës 1 miliard euro

30/11/2007

Sipas një marrëveshjeje nënshkruar të enjten, Serbia do të marrë 1 miliard euro si ndihmë të pakthyeshme të para-pranimit nga BE gjatë pesë vjetëve të ardhëshëm.

(Blic - 30/11/07; Reuters, Beta, B92, BIRN, Serbian Government - 29/11/07)

photo

Nënkryeministri serb Bozhidar Djeliç (në mes, me presidentin serb Boris Tadiç, majtas dhe komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn), nçënshkroi paraprakisht marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit në Bruksel në 7 nëntor. ëGetty Imagesç

Serbia do të marrë ndihmë të pakthyeshme të BE me vlerë 1 milirad euro gjatë pesë viteve të ardhëshme, sipas një marrëveshjeje nënshkruar të enjten (29 nëntor) në Beograd.

Fondet, që do të vihen në dizpozicion në kuadrin e Instrumentit të Ndihmës së Para-paranimit (IPA) të bllokut 27-vendesh, do të mbështesë përpjekjet e reformës të Serbisë në udhën e integrimit evropian.

Nënkryeministri Bozhidar Djeliç dhe drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor Pierr Mirel e nënshkruan atë në më pak se një muaj pasi Serbia nënshkroi paraprakisht një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA) me BE.

"Ne po shkojmë drejt Evropës sepse ky është qëllimi ynë, por gjithashtu sepse kjo është rruga për të përmirësuar sistemin tonë dhe të jetës së shtetasve tanë," tha Djeliç pas ceremonisë, duke theksuar se ndihma e parashikuar në marrëveshje është më e shumta që vendi i tij ka marrë ndonjëherë.

Pjesa më e madhe e parave, spjegoi ai, do të mbështesë masat që kanë për qëllim rritjen e zhvillimit sovcial e ekonomik të Serbisë. Pjesa tjetër do të përdoret për ndërtimin e institucioneve, administratën publike, gjyqësorin dhe reformat policore si edhe për nismat bashkëpunuese rajonale.

Sasia nuk është "e neglizhueshme", citonte Rrjeti Ballkanik i Raportimit Gjurmues (BIRN) t'u thoshte gazetarëve Mirel. Ai vuri në dukje se Serbia "nuk do ta kthejë atë".

"Është një tregues se BE do që ta shohë Serbinë si anëtare të saj, që ne po e ndihmojmë atë dhe do ta ndihmojmë në vitet që vijnë," tha ai. Marrëveshja e së enjtes, shtoi ai, ishte i treti hap që Serbia ka marrë drejt ndërtimit të lidhjeve më të fortas me BE që nga nënshkrimi paraprak i SAA në 7 nëntor dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për lehtësimin e vizave.

Beogradi shpreson të ketë SAA të nënshkruar në krye të vitit të ardhshëm dhe të kompletojë kështu hapin e parë të madh drejt anëtarësimit përfundimtar në bllok.

Por BE e ka bërë të qartë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë përpara se Beogradi të ketë arrestuar ish komandantin serb boshnjak Ratko Mlladiç, një nga katër të paditurit e mbetur që ende kërkohet nga gjykata e OKB për krimet e luftës në Hagë.

"Bashkëpunimi i plotë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë mbetet një kusht i domosdoshëm për nënshkrimin e SAA," tha në 7 nëntor komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndihmës në konferencën e tretë kombëtare mbi redukltimin e varfërisë, të enjten në Beograd, Djeliç theksoi se ndihma nuk ishte e kushtëzuar politikisht dhe as e lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.

IPA mbulon mbulon vendet kandidate Kroaci, Maqedoni dhe Turqi dhe kandidatët e mundshëm Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, mali i Zi dhe Serbi, duke përfshirë Kosovën. Ndihma e para-pranimit që Bashkimi ka vënë mënjanë për të gjitha këto vende për periudhën 2007-2013 shkon në rreth 11.5 miliard euro.

Gjatë shtatë viteve të shkuara, pas rënies së rregjimit të Slobodan Millosheviçit në tetor 2000, Serbia ka marrë më shumë se 5 miliard euro në ndihmë dhe kredi preferenciale nga vendet anëtare të BE, disa nga të cilat janë përdorur për programet e sektorit social dhe reformat.

Varfëria dhe papunësia janë midis problemeve kryesore sociale që ndesh sot Serbia. Rreth gjysmë milioni serbë jetojnë ende nën nivelin absolut të varfërisë, ndërsa norma e papunësisë është midis më të lartave në Evropë, në 21.6%, tha Djeliç të enjten.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment