29/11/2007
Edhe pse Turqia lëviz drejt reformave, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ka shkallëzuar fushatën e vet të armatosur duke kërkuar të bindë kurdët se dhuna është e vetmja përgjigje.
Nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 29/11/07
![]() Protestues demonstrojnë në Londër kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit duke u bërë thirrje qeverive evropiane të bllokojnë mbështetjen për organizatën terroriste. [Ahmet Gormez] |
Tre gjeneralë të lartë të SHBA bënë vizta në Turqi në fund të javës së shkuar duke sinjalizuar bashkëpunim më të fortë midis dy aleatëve të NATO-s në luftën kundër terroristëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që veprojnë jashtë nga Iraku i veriut.
Vizitat e gjeneralit Bantz Kradok, komandant i forcave të SHBA në Evropë, gjeneralit Dejvid Petraeus, kreu i forcave të SHBA në Irak dhe gjenaralit Xhejms Kartrajt, nënkryetar i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA, erdhi vetëm dy javë pas një takimi të rëndësishëm në 5 nëntor në Uashington midis presidentit të SHBA Xhorxh W. Bush dhe kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan.
"PKK është një organizatë terroriste. Ata janë një armik i Turqisë, ata janë një armik i Irakut dhe ata janë një armik i Shteteve të Bashkuara," tha Bush në takim. "Inteligjenca e mirë dhe e sigurtë në kohë reale, duke përdorur teknologjinë moderne do ta bëjë shumë më të lehtë bërjen ballë efektivisht me njerëz që e përdorin vrasjen si një armë për të arritur objektiva politike."
Qeveria turke ka ardhur nën presionin publik në rritje për të shkatërruar bazat e PKK në Irakun e veriut, pas disa sulmeve më vdekjeprurëset në vite nga grupi.
PKK e cila rreshtohet si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, BE dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar, po lufton që nga 1984. Konflikti ka marrë më tepër se 37,000 jetë.
Kreu i burgosur i PKK Abdullah Oçalan studioi në Shkollën me emër të Ankarasë të Shkencave Politike gjatë viteve 1970 dhe përqafoi maoizmin. Anëtarët themelues të grupit, të njohur si "apoistë", sipas nofkës së Oçalanit, Apo, kërkuan të themelojnë një republikë popullore marksiste-leniniste në Turqinë juglindore. Me kohë, megjithatë, PKK është zhvendosur nga ideologjia e majtë duke përfshirë një axhendë më islamike e nacionaliste.
Kur PKK nisi fushatën e saj të terrorit herët në vitet 1980, ajo kishte rreth 200 militantë. Në dhjetvjeçarin pasues, numri u rrit në 12,000. Aktualisht rreth 5,000 mendohet të jenë aktivë: 2,000 brenda Turqisë dhe 3,000 të tjerë në Irakun e veriut.
Nënzhvillimi social-ekonomik, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe një preokupim i zyrtarëve turq për sigurinë në dëm të çështjeve të tjera, kanë ndihmuar organizatën të fitojë forcë. Ish krerët politikë e ushtarakë turq pranojnë sot se politikat e gabuara kanë acaruar problemin.
![]() ëAhmet Gormezç |
"Ishte gabimi ynë për të ndaluar fare gjuhën kurde. Më pas unë e kuptova këtë fakt," i tha së përditëshmes Milliyet, ish shefi i shtabit të përgjithshëm turk, gjenerali Kenan Evren. Udhëheqësi i grushtit të shtetit të shtatorit 1980 dhe presidenti i shtatë i Turqisë, Evren ka pranuar gjithashtu se tortura dhe keqtrajtimi i të burgosurve ishte një gabim i madh.
"Ne duhet ta pranojmë realitetin kurd në Turqi," i tha së përditëshmes një tjetër ish shef shtabi, Hilmi Ozkok. "Turqia duhet t'i marrë seriozisht shtetasit kurdë etnikë; nuk duhen vështruar nga lart këta njerëz. Unë besoj se problemi mund të zgjidhet kur Turqia të bëhet një anëtare e BE dhe niveli i të ardhurave të arrijë 15,000 $," tha ai.
Dhuna e PKK në Turqi arriti kulmin midis 1993 dhe 1995, ndërsa grupi kreu sulme masive kundër forcave të armatosura. Turqia megjithatë qe në gjendje të kryente operacione efektive kundër rebelimit dhe kërcënimi u frenua. Në 1999, Oçalani u kap në Kenia dhe shumica e militantëve të tij u tërhoq nga Turqia në Irakun e veriut. PKK ndryshoi emrin e vet në Kongresi i Lirisë dhe demokracisë i Kurdistanit (KADEK) dhe tha se do të ndiqte një axhendë paqësore dhe politike dhe deklaroi një armëpushim të njaëanshëm.
Brenda pakë vitesh, megjithatë sulmet nisën përsëri. Deri tani, në 2007, rreth 160 viktima civile mund t'i vishen drejtpërsëdrejti PKK së bashku me vdekjet e 138 ushtarëve dhe 266 anëtarëve të PKK. Në tetor vetëm, dhuna e PKK la 47 të vdekur duke përfshirë 35 ushtarë turq.
Në mënyrë paradoksale, ringjallja e dhunës ka ndodhur në një kohë kur Turqia, si pjesë të procesit të saj të pranimit në BE ka futur reforma kyçe. Lejohen tani kurse private të gjuhës kurde dhe transmetimet në këtë gjuhë, ndonse mebeten të kufizuara. Kufizimet ndaj organizatave kulturore pro-kurde janë lehtësuar.
Partia qeverisëse e Turqisëp për Drejtësi e Zhvillim, e cila fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare të korrikut, ka premtuar angazhim të mëtejshëm me kurdët etnikë të vendit. Në të njëjtën kohë, ligjebërësit nga partia pro-kurde DRP kanë fituar vende në parlament për herë të parë në vite.
Analistët thonë se këto shenja të një lulëzimi të procesit politik janë parë si një kërcënim nga PKK. "Këto sulme kanë për qëllim provokimin e turqve kundër kurdëve dhe prishjen e përfshirjes së partisë DTK në sistemin politik turk," thotë Sedat Laciner, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Studimit Strategjik në Ankara. "Ata duan t'i thonë popullit kurd se e vetmja rrugë përpara është e ashtuquajtura luftë e armatosur."
Zemërimi publik rreth sulmeve ka bërë presion ndaj autoriteteve për të ngritur një operacion ushtarak ndërkufita, me objektiv bazat e PKK në Irak. megjithatë, shembujt e kaluar bëjnë me dije se një mënyrë e tillë mund të mos jetë efektive. Disa inkursione janë nisur në të kaluarë, i pari në 1983 dhe i fundit në 2001, por nuk shpunë në fundin e PKK.
Komandati turk i forcave tokësore, gjenerali Ilker Bashbug e pranon këtë, por këmbëngul se një operacion ushtarak mbetet i domosdoshëm.
"Përballja me terrorin separatist ka katër dimensione: siguria, lufta ekonomike, social-kulturore dhe psikologjike," tha Bashbug në një fjalim të fundit në Akademinë e Forcave Ushtarake Tokësore. "Këto të katra plotësojnë njera tjetrën. Lufta e Turqisë kundër PKK ka vazhduar deri tani për shkak të këtyre problemeve me hapa bashkërenduese në këto katër fusha."
Ndërkohë, bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë është rritur me një fokus në gjetjen dhe izolimin e udhëheqësve të PKK dhe prerjen e mbështetjes logjistike për grupin. Administrata e SHBA u ka kërkuar aleatëve everopianë të shrrënjosin veprimtaritë e PKK brenda Evropës dhe të bllokojnë burimet e saj financiare dhe degët e propagandës.
Grupet kurde irakene i kanë kërkuar Turqisë të ofrojë një amnisti të përgjithëshme ndaj militantëve të PKK dhe të nisë një dialog me grupin. Turqia megjithatë thotë se përparësia e saj është të detyrojë militantët të lënë armët e tyre.
Nënkryeministri Çemil Çiçek, zëdhënësi i qeverisë u tha gazetarëve se ndërsa ligjet e mëparshme të amnistisë dhanë rezultate pozitive, ato nuk janë një zgjidhje e përherëshme.