Shqipëria duke parë për burime të përtëritëshme të energjisë

28/11/2007

Ndërsa temperaturat bien, shqiptarët mund të presin kufizime e ndërprerje të energjisë. Në një përpjekje për të lehtësuar krizat kronike energjitike të vendit, qeveria po sheh për opsione të reja.

Nga Jonilda Koçi dhe Sami Neza për Southeast European Times në Tiranë – 28/11/07

photo

Kalimtarët kalojnë pranë gjeneratorëve elektrikë në një rrugë të Tiranës janarin e shkuar. Shqipëria ka patur vështirësi me përmbushjen e kërkesës për energji që nga vitet 1990 dhe ndërprerjet janë të zakonshme në sezonin e pikut. [Getty Images]

Shqipëria merr 95% të elektricitetit të vet nga hidroelektrocentralet (HEC) por një thatësirë këtë vit preku nivelet e rezervuarëve dhe centralet nuk mund të plotësojnë kërkesat në rritje të energjisë. Si në dimrat e mëparshëm, priten kufizime, ndrëprerje dhe masa të ndryshme zgjidhjesh të përkohëshme.

Vendi dikur prodhonte mjaft energji jo vetëm për të përmbushur kërkesat e veta por edhe për të eksportuar në vendet fqinjë. Që nga vitet 1990, megjithatë, kërkesat janë katërfishuar, duke arritur në 6,800 Gwh. Në të njëjtën kohë, prodhimi i elektricitetit është gjysmuar, në rreth 4,000 Gwh. Për këtë fajësohen shirat e rrallë dhe gjendja e vjetëruar e HEC-eve.

Furnizimi me energji elektrike në Tiranë dhe qytetet e tjera është ndërprerë deri në tetë orë në ditë ndërsa në zonat rurale pritet deri në 15 orë në ditë. Çdo dimër gjendja përkeqësohet edhe më.

Nxitur nga kriza, projektet e burimeve të përtëritëshme të energjisë janë bërë një përparësi. Kryeminsitri Sali Berisha tha në 7 nëntor se qeveria do të mbështesë çdo projekt që kontribuon në diversifikimin e burimeve të energjisë.

Përfaqësues nga Camozzi Holding SpA dhe Westinghouse u takuan me Berishën në fund të tetorit për të diskutuar investimet e mundëshme në prodhimin e energjisë bërthamore. Kompanitë kanë shprehur interesin e tyre në ndërtimin e një centrali bërthamor me pjesë rezervë në Durrës.

"Ne synojmë ta kthejmë Shqipërinë në një qendër prodhimi edhe eksportimi për energjinë në rajon," tha Berisha. Politikanët e opozitës, megjithatë, qenë më pak entuziastë. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe tha se duheshin marrë në konsideratë dëmet.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Puna e një centrali bërthamor kërkon që vendi ynë të transportojë dhe depozitojë material bërthamor. Operacionet bërthamore rezultojnë në mbeturina të dëmshem radioaktive që kërcënojnë shëndetin e publikut," tha ai duke kërkuar që ideja të vihet përpara publikut të përgjithshëm.

Administrata e Berishës ka thënë se mund të thërresë një referendum mbi energjinë bërthamore në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ajo po sheh për burime të tjera, më pak të kundërshtueshme të energjisë së përtëritëshme. Në fund të tetorit, dy kompani të mëdha evropiane i propozuan projekte të mëdha qeverisë.

Një firmë, Italgest, propozoi ndërtimin e një centarli të madh ere pranë Kryevidhit, 50 km larg Tiranës. Struktura do të ketë një kapacitet prej 150 Mw dhe investimet e kompanisë do të ishin 200 milion euro.

Kompania tjetër, Naanovo, propozoi një projekt të energjisë diellore që do të përfshinte ndërtimin e një centrali diellor pranë Durrësit, 40 km nga Tirana. Gjatë disa muajve të ardhshëm, zyrtarët e administratës do të shqyrtojnë propozimet e ndryshme dhe do të shkojnë përpara me projektet që ata mendojnë se kanë më shumë gjasa t'i japin fund krizës energjitike.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment