Debati mbi emrin jo faktor përcaktues në ofertën e Maqedonisë për në NATO

27/11/2007

Perspektivat e Maqedinës në NATO varen nga reformat dhe jo nga debati i emrit me Greqinë fqinjë, u tha ligjebërësve të hënën, presidenti parlamentar i NATO-s, Hoze Lello.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup - 27/11/07

photo

Presidenti Branko Crvenkovski ka sugjeruar vënien e një moratoriumi mbi të gjithë legjislacionin në parlament që nuk kontribuon në përmbushjen e kërkesave për pranimin në NATO dhe BE. [Getty Images]

Maqedonia duhet të demonstrojë aftësinë e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjet e brendëshme në një mënyrë demokratike, tha të hënën (26 nëntor) presidenti i asamblesë parlamentare të NATO-s, Hoze Lello. Ai sprapsi sugjerimet se debati i emrit me Greqinë fqinjë po zvarrit ofertën e Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO.

"E ashtuquajtura çështje e emrit nuk është një problem i NATO-s. Kjo është një çështje dypalëshe midis dy vendeve nën patronazhin e NATO-s. Me sa di unë, megjithatë, emri nuk është paraqitur asnjëherë si element bllokimi për anëtarësimin në NATO," i tha Lello parlamentit maqedonas gjatë një vizite në Shkup.

Problemi i vërtetë për Maqedoninë, tha Lello, është të miratojë kuadrin e nevojshëm ligjor dhe të shkojë përpara me reformat e kërkuara.

Rendi i ligjit, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe lufta kundër korrupsionit janë faktorët kryesorë në ofertën e pranimit të vendit, tha ai.

Maqedonia, së bashku me anëtaret e Kartës Adriatike, Shqipërinë dhe Kroacinë, shpreson të marrë një ftesë për t'u bashkuar me Aleancën në samitin e saj në Bukuresht, vitin tjetër. Por zyrtarët e NATO-s thonë se nuk kanë vendosur ende se cilat vende do të ftohen të bashkohen.

Ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Martin Erdman bëri një vizitë në Maqedoni më parë këtë muaj për të vlerësuar zbatimin e Programit Kombëtar Vjetor mbi anëtarësimin në NATO. Ky ishte i nënti vlerësim i tillë dhe potencialisht, më i rëndësishmi. Një raport që ekipi i Erdman do të lëshojë në janar mund të jepte një sinjal të qartë rreth perspektivave të vendit në Bukuresht.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Përpara se të merret një vendim, NATO do të mbikqyrë nga afër në se procesi i reformës është i qëndrueshëm, në se ekziston dialog i mjaftueshëm midis partive politike dhe në se stabiliteti politik garantohet për një kohë të gjatë, tha Erdman gjatë vizitës së tij.

Bashkërenduesi kombëtar i Maqedonisë për NATO-n Nikola dimitrov, thotë se ky është një "sinjal i mirë për ne" që Aleanca nuk ka marrë një vendim mbi ftesat për anëtarësim. "Në periudhën tjetër ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona të reformave me qëllim që të arrijmë përparim përpara samititi," tha ai.

Presidenti Branko Crvenkovski tha se shpresat e Maqedonisë varen nga vetë vendi. "Jemi ne që na kërkohet të kryejmë detyrën tonë. Ne na kërkohet të kompletojmë Këshillin Gjyqësor, të miratojmë ligjin mbi ndjekjen publike dhe të zbatojmë ligjion mbi policinë," tha Crvenkovski.

Ai sugjeroi vënien e një moratoriumi mbi të gjitha ligjet në parlament që nuk lidhen me përmbushjen e kërkesave për pranimin në NATO dhe BE.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment