26/11/2007
Demokratët e presidentit Traian Bashesku fituan votën e së dielës për Parlamentin Evropian por një propozim për të vendosur një sistem njëemëror votimi duket se ka dështuar.
Nga Paul Kiokoiu për Southeast European Times në Bukuresht -- 26/11/07
![]() Presidenti i Partisë Demokratike (PD) Emil Boc (djathtas), kryebashkiaku i Bukureshtit Adrien Videanu (majtas) dhe anëtarë të tjerë të partisë festojnë në selinë e PD pas votimit të së dielës. [Getty Images] |
Rumunët shkuan në votime të dielën (25 nëntor) për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian (PE) në Strasburg. Trembëdhjetë parti politike dhe një kandidat i pavarur konkuruan në zgjedhjet e para evropiane. Rumanët u bashkuan me BE në janar.
Paralelisht, shtetasit votuan në një refrendum kombëtar mbi propozimet e presidentit Traian Bashesku për një sistem njëemëror votimi. rezultate megjithatë, ka gjasa të jenë të pavlefshme për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votim.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike e Basheskut fitoi votimin e PE me 29.23% të votave. Social Demokratët qenë të dytët me 21.65% ndërsa Partia Kombëtare Liberale (PRM) e kryeministrit Kalin Popesku tarikeanu vjen e treta me vetëm 13%. Humbje të mëdha pësoi Partia e Rumanisë së Madhe e cila deri tani ka mbajtur pesë nga 35 vendet e Rumanisë në PE. Ajo mori vetëm 3% të votave dhe mund të mos përfaqësohet më.
Kreu i PRM Korneliu Vadim Tudor ka njoftuar ndërkaq dorëheqjen e tij nga parlamenti rumun. Ai i kërkoi kolegëve të partisë së tij të bëjnë të njëjtën gjë.
Në referendumin paralel, 82.9% e rumunëve i thanë "po" sistemit të ri të Basheskut. Por pjesëmarja, e llogaritur në 25.5% ishte në pragun e kërkuar prej 50% dhe rezultati nuk do të qëndrojë.
Bashesku kishte propozuar t'ë lejoheshin rumunët të zgjidhnin kandidatët individualë drejtpërsëdrejti në vend të zgjedhjes nëpërmjet listave të partive, dhe për të ngritur një sistem mazhoritar votimi në vend të atij proporcinal që është. Sistemi i ri i cili do ta reduktojë gjithashtu numrin e deputetëve me rreth 20% pasqyron sistemin zgjedhor me dy raunde të përdorur në Francë dhe mund të shpjerë në formimin e qeverive më të forta.
Një propozim i kundërt i paraqitur nga Tarikeanu do të ngrinte një sistem proporcional me anëtarë të përzjerë, bazuar në sistemin zgjedhor gjerman.
"Referendumi përbën një mësim edhe për mua, por unë nuk do të ndalem së besuari dhe thëni se rumunët duan reformimin e klasës politike," tha Bashesku në një fjalim të dielën, duke pranuar humbjen. Ai tha se ai duhet t'i kushtonte më shumë kohë shpjegimit të rëndësisë së votimit njëemëror.