20/11/2007
Tetë gazetarë në Kroaci mund të akuzohen për shpërfillje të gjykatës për botimin e informacionit sekret.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb – 20/11/07
![]() Vecernji List ishte një gazetat që botoi informacionin. [Getty Images] |
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë ka urdhëruar marrjen në pyetje të tetë gazetarëve kroatë që kanë nxjerrë informacion konfidencial lidhur me gjyqin për krime lufte të tre ish gjeneralëve kroatë.
Një prej gazetarëve, gazetari i Vecernji List, Davor Ivankoviç u pyet të enjten (15 nëntor) në zyrën e Zagrebit të gjykatës së Hagës rreth vendimit të tij për të raportuar pjesë sekrete të padisë kundër Ante Gotovinës, Ivan Çermak dhe Mladen Markaç.
Tre gazetarë të televizionit, Goran Rotim, Gjurica Drobaç dhe Josip Sariç, dhe katër gazetarë të tjerë, Sinisha Paviç, Jasna Babiç, Snjezhana Paviç dhe Ivan Zvonimir Çiçak, gjithashtu ndeshen me marrjen në pyetje.
Në maj, gazetarët botuan emrat e shtatë zyrtarëve ushtarakë e politikë që qenë përmendur në padinë e gjeneralëve si pjesëmarrës në një ndërmarrje të dyshuar kriminale gjatë viteve 1990. Të shtatë ata nuk u paditën dhe nuk u ndoqën penalisht, por emrat e tyre qenë në listë.
Të gjithë janë të mirënjohur për publikun kroat dhe qenë përfshirë në një seksion konfidencial të padisë. Gazetarët, duke shpërfilluar rregullin e ICTY që pjesë të tilla nuk duheshin botuar, i bënë të njohur emrat.
Gazetarëve do t'u duhet t'i spjegojnë përfaqësuesve të ICTY se pse bënë kështu. Ata janë ndaluar të flasin rreth bisedave të tyre me hetuesit dhe për të mbrojtur veten publikisht.
Muajin e kaluar, hetuesit e ICTY morën në pyetje kryeredaktorin e Slobodna Dalmacija, Mladen Plese, së bashku me ish kryeredaktorin e televizionit shtetëror kroat, Vladimir Ronçeviç, në lidhje me të njëjtin rast. Asnjë nga ta nuk është akuzuar që nga marrja e tyre në pyetje.
Po të akuzohen për shpërfillje dhe të gjenden fajtorë, gazetarët mund të përballen me burg apo gjoba. Nëpërmjet avokatëve të tyre, të tetë ata kanë thënë se nuk kanë ndërmend të nxjerrin se pse ata i botuan emrat. Së bashku me shumë OJQ të tjera në Kroaci, ata argumentojnë se ICTY po sulmon lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gazetarëve.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes