19/11/2007
Grupet e të drejtave të njeriut po i kërkojnë presidentit Traian Bashesku të vërë veton ndaj legjislacionit të ri të privatësisë që disa thonë se do të thotë të mbrohen zyrtarët nga gazetarët gjurmues.
Nga Kalin Kosmakiuk për Southeast European Times në Bukuresht -- 19/11/07
![]() Pas skandalit të rrushfetit, parlamenti rumun kalon projekt-ligjin e privatësisë |
Parlamenti rumun kohët e fundit kaloi një ligj të ri të privatësisë që në një farë mënyre do të shtypë përpjekjet anti-korrupsion. Ai përcakton afate burgimi për cilindo që bën të njohur përmbajtjen e bisedimeve të përgjuara. Grupet e të drejtave, duke përfshirë Komitetin e Helsinkit të vendit, paralajmërojnë se projekt-ligji "vë median nën presion" dhe i kanë bërë thirrje presidentit Traisn Bashesku të ushtrojë forcën e tij të vetos.
Ligjebërësit kaluan një projekt-ligj vetëm javë pasi televizioni publik rumun (TVR) botoi një video të ministrit të bujëqsisë Decebal Traian Rames që pranonte një rrushfet. Disa thonë se krerët politikë të vendit janë më në hall për të ndëshkuar gazetarët se sa të merren me korrupsionin.
Skandali i Remes, një nga më të mëdhejtë që ka goditur vendin, rezultoi në dorëheqjen e ministrit. Videoja përfshinte gjithashtu ish ministrin e bujqësisë Ioan Muresan dhe biznesmenin lokal Xheorxhe Çiorba.
Një kamera e fshehtë regjistroi takimin në një kafe në Bukuresht midis Remes dhe Muresan, gjatë së cilës Muresan i dha Remes një zarf. Transmetimi i TVR përfshinte gjithashtu biseda të regjistruara telefonike midis Çiorbës që është dëgjuar të thoshte se donte të fitonte tendera me vlerë miliona euro në institucionet që qenë bashkërenduar nfa Remes.
Në thirrjet telefonike, Çiorba i kishte kërkuar Muresan të ishte ndërmjetës me Remes, duke i ofruar 15,000 euro, salçiçe tradicionale dhe një makinë të re.
Pas transmetimit, Remes ju kërkua të lëtë postin nga kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu, ndërsa autoritetet nisën hetimin e burimit të historisë. "Duket se imazhet qenë prodhuar nga organizata që hetonte rastin," tha Tarikeanu.
Për shumë rumunë, regjistrimi thjeshtë konfirmoi dyshimet e tyre. "Kjo është se si bëhen gjërat. Unë do të isha habitur në se ministri do të kishte refuzuar paratë," i tha Southeast European Times, Adrian Barbu, një mjek i ri nga Konstanca. "Ishte e rëndësishme pasi gjithkush pa fytyrat e vërteta të njerëzve për të cilët ata votojnë," tha ai.
"Ishte normale për TVR ta transmetonte regjistrimin," tha analisti i medias Iulian Komanesku. "Por ata duhet ta ekuilibronin historinë dhe pastaj t'ua tregonin njerëzve. Në vend të kësaj ata paraqitën një bombë."
Javën e shkuar, gjatë një konference OJQ-je në Bukuresht, ambasadori i SHBA në Rumani Nikolas Taubman ju bashkua debatit. "Ishte tronditëse për mua të shihja se kur një stacion televiziv kohët e fundit transmetoi një histori gjurmimi rreth korruspionit të dyshuar zyrtar, reagimi i disave ishte të sulmonin degët e medias dhe gazetarët që përgatitën raportin se sa të përqëndroheshin në dyshimet serioze të paraqitura nga media," tha ai.
Ai i bëri thirrje parlamentit të mos "trembë" median e pavarur apo të mos "kriminalizojë" përpjekjet gazetareske.
Presidenti i dhomës së deputetëve të Rumanisë, Bogdan Olteanu këmbëngul se gazetarët do të mbeten të përjashtuar nga ndjekja penale për shkak të ligjeve që mbrojnë lirinë e shtypit. Legjislacioni i ri, thotë ai, ka për qëllim të ndëshkojë autoritetet shtetërore që lënë të dalë informacion privat rreth shtetasve.