16/11/2007
Një zgjidhje e rënë dakord do të ishte përfundimi më i mirë i mundëshëm i bisedimeve në vazhdim mbi të ardhmen e Kosovës, por komuniteti ndërkombëtar duhet të konsiderojë se si do t'ia dalë me një nëvendnumëro të mundëshme, tha shefi i UNMIK-ut Joakim Ruker.
(Bloomberg - 16/11/07; AP, AFP, DPA, VOA, Euobserver, UNMIK, UN News Centre, OSCE - 15/11/07)
![]() "Unë vazhdoj të kem besim në një përfundim pozitiv të procesit të troikës," tha shefi i UNMIK-ut, Joakim Ruker. [Getty Images] |
Kreu i UNMIK-ut Joakim Ruker i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të enjten (15 nëntor) të konsiderojë se çfar veprimi do të ndërmarrë në qoftë se bisedimet mbi të ardhmen e Kosovës nuk japin një marrëveshje, duke theksuar se krahina nuk mund të mbetet në pezulli politike.
"Unë vazhdoj të kem besim në një përfundim pozitiv," tha diplomati gjerman duke ju drejtuar Këshillit të Përhershëm të OSBE në Vienë. "Një zgjidhje e rënë dakord do të ishte përfundimi optimal dhe më i lehti për t'u zbatuar. Megjithatë, edhe në qoftë se nuk arrihet marrëveshje, qartësia mbi të ardhmen e Kosovës, kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon, duhet të ishte ajo që do të vinte."
Negociatat në vazhdim janë për të përfunduar në 10 dhjetor, kur troika BE-SHBA-Rusi që ndërmjetëson këtë përpjekje të fundit për të zgjidhur çështjen duhet të paraqesë një raport për sekrtetarin e përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun mbi rezultatet e bisedimeve. Por, me Beogradin e Prishtinën të barrikaduara në qëndrimet e tyre mbi çështjen e së ardhmes së Kosovës, perspektivat për një marëveshje duken të pakta.
Zyrtarisht ende pjesë e Serbisë, Kosva de facto ka qenë një protektorat i OKB që nga fundi i konfliktit 1998-1999 në krahinë. Shumica prej 90% e shqiptarëve etnikë kërkon pavarësinë. Beogradi thotë se autonomia thelbësore është e gjitha ç'mund të ofrojë.
Përpara takimit të javës së ardhëshme midis zyrtarëve serbë e shqiptarë të Kosovës, përfaqësuesi i BE në troikë vuri në dukje të mërkurën se ndërmjetësit po planifikojnë propozimin e një zgjidhjeje bazuar në një formulë të "statusit neutral".
Por zyrtarët e lartë serbë e shqiptarë të Kosovës e kundërshtuan menjëherë idenë, duke zbehur edhe më tej perspektivat e një marrëveshjeje.
Krerët e Kosovës janë zotuar të deklarojnë pavarësinë në apo menjëherë pas 10 dhjetorit në qoftë se bisedimet në vijim përfundojnë në një nëvendnumëro. Arritja e një zgjidhje do të jetë e vështirë, tha Ruker të enjten. Por ai tha se "shanset për troikën për të gjetur një zgjidhje të pranuar nuk janë zero."
Ai shprehu shqetësim sidoqoftë rreth zgjedhjeve të përgjithëshme në Kosovë midis thirrjeve të vazhdueshme për një bojkot nga zyrtarët e Beogradit.
"Unë kam shqetësime se një presion i palejueshëm është ushtruar mbi votuesit brenda komunitetit serb të Kosovës për të mos marrë pjesë në zgjedhje," tha Ruker. "Veprimet nga disa krerë serbë të Kosovës dhe deklarimet nga zyrtarët në Beograd që tregojnë presione të tilla janë të dokumentuara dhe janë tepër për të ardhur keq."
Ai tha se i dërgoi një letër kryeministrit Vojislav Koshtunica në 6 tetor duke kërkuar bashkëpunimin e tij në garantimin e asj që të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë të mund të ushtronin lirisht të drejtën e tyre të votës. "Nuk kam marrë ende një përgjigje," tha ai.
Votuesit duhet të zgjedhin anëtarët e parlamentit 120 vendesh të Kosovës, me 100 vende të rezervuara për partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnikë dhe dhjetë për serbët etnikë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes