Pjesëmarrje e lartë, rezultate të ndryshme priten në zgjedhjet e Kosovës

15/11/2007

Pothuajse 60% e votuesve të regjistruar pritet të marrin pjesë në zgjedhjet e së shtunës. Shqetësimet lidhur me statusin e krahinës po nxisin plane për të formuar me të shpejtë një qeveri të re.

Nga Artan Mustafa për Southeast European Times në Prishtinë -- 15/11/07

photo

Fushata nisi muajin e shkuar, para zgjedhjeve të së shtunës (17 nëntor). [Laura Hasani]

Shtetasit e Kosovës drejtohen për në zgjedhje të shtunën (17 nëntor) për të votuar në zgjedhjet parlamentare e lokale. Më tepër se 95 kandidatë dhe njësi partiake po bëjnë fushatë që nga 26 tetori.

Të martën, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe shefi i UNMIK-ut Joakim Ruker përshëndetën fushatën e kryer deri tani.

Rezultatet priten të ndryshme: asnjë parti nuk pritet të fitojë më tepër se 35% të votave në zgjedhjet parlamentare. Ndërsa procesi i përcaktimit të statusit të krahinës hyn në një fazë vendimtare, nevoja për të formuar me të shpejtë një qeveri të re është bërë akoma më e domosdoshme.

Koalicioni qeverisës i Kosovës është aktualisht i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) partia e presidentit të vdekur Ibrahim Rugova dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), partia e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është tani në gjyq në gjykatën e Hagës për krimet e luftës.

Nënpresidenti i LDK Eqrem Kryeziu këmbëngul se partia do të fitojë shumicën e votave. "Në qoftë se ne nuk marrim së paku 40%, unë do të jap dorëheqjen," tha ai. Megjithatë, sipas sondazheve, LDK nuk ka gjasa të përsërisë formatin e tanishëm të koalicionit. Pas vdekjes së Rugovës vitin e shkuar, partia humbi kryesimin e saj.

Sipas një sondazhi të 6 nëntorit nga Index Kosova, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të fitojë 31% të votave, me LDK që pritet të marrë 29%. Aleanca për Kosovën e Re (AKR) pritet të pasojë me 16%, AAK, 9%, LDD, 8% dhe ORA 5%.

Me këto shifra, presidenti i PDK Hashim Thaçi, i vetmi politikan që konkuron publikisht për kryeministër, mund të marrë rolin kryesues në formimin e një koalicioni. Përfundimi më me gjasa për Thaçin është të bashkojë forcat me LDK, pasi PDK nuk pritet të fitojë aq vota për të formuar një udhëheqje qeverisëse me partitë më të vogla.

Thaçi ka thënë se është përgatitur të udhëheqë vendin drejt pavarësisë. "Ne do të deklarojmë pavarësinë shpejt pas 10 dhjetorit," tha Thaçi duke vënë në dukje se krahina ka mbështetje nga fuqitë perëndimore.

Më tepër se 1.4 milion votues janë regjistruar të votojnë në zgjedhjet e së shtunës. Pjesëmarrja pritet të jetë rreth 60%, 7% më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 2004. Kërcimi është për shkak të shqetësimeve për statusin.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Procedurat e votimit në krahinë kanë ndryshuar: zgjedhjet vendore e parlamentare po mbahen së bashku dhe për herë të parë, votuesit mund të zgjedhin në lista të hapura për kandidatët e partive dhe asmbletë lokale. Të martën, Misioni i OSBE në Kosovë mbajti një seminar të posaçëm për të edukuar publikun me procedurat votuese.

Pengesë e vazhdueshme kanë qenë thirrjet e përsëritura nga Serbia për serbët e Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet. Midis kandidatëve të miratuar, 32 janë nga pakica serbe.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor Arianit Osmani tha se kishte informacion se Beogradi ka kërcënuar komunitetet serbe që do të merrnin pjesë.

Të martën, lëvizja radikale Vetëvendosja, u bëri thirrje votuesve të bojkotojnë zgjedhjet duke thënë se votat e tyre do të përdoreshin për të nxitur ambicjet e individëve politikanë se sa për krahinën.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment