13/11/2007
Me një ofertë për anëtarësimin në NATO të rrezikuar, Greqia dhe Maqedonia po vijnë nën presion të përtërirë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre.
Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup - 13/11/07
![]() (Nga e majta): Ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimitz, ambasadori maqedonas Nikola Dimitrov, ministri i jashtëm Antonio Milososki, kryeministri Nikola Gruevski dhe presidenti Branko Crvenkovski, takohen në Shkup. [Tomislav Georgiev] |
Me Maqedoninë që shpreson për një ftesë në NATO në 2008 dhe Greqinë që kërcënon ta bllokojë atë, ka arsye ngutëse për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre të vjetër me dekada për emrin. Por i dërguari i OKB-së Methju Nimitz që ndërmjetëson negociatat midis të dy palëve, ende ndeshet me një detyrë të ngjashme me punën e Sizifit, mbretit legjendar të mallkuar të ngjiste për jetë një shkëmb majë kodrës.
Të dy vendet po provojnë pengesa të ashpra, me grekët që përgatiten të ushtrojnë fuqinë e tyre brenda BE dhe NATO dhe fqinjës së tyre që mbledh njohje të mjaftueshme ndërkombëtare për t'i bërë presion Athinës.
Në fund të javës së shkuar, kryeministri maqedonas Nikola Gruevski kundërshtoi ashpër idenë e një "emri të ddyfishtë" sipas të cilit vendi do të mbante emrin e tij kushtetues por do të përdorte një të ndryshëm ndërkombëtarisht.
Çfardo emri tjetër nga Republika e Maqedonisë, emri i dhënë në kushtetutë, është i papranueshëm, tha Gruevski.
Ideja e emrit të dyfishtë është përfshirë në një seri të re propozimesh nga Nimitz në krye të muajit. Kryeministri tha se ndërsa dokumenti përmban disa pika të mira, të tjerat përbëjnë një problem për Shkupin.
"Atje është një pikë që është krejtësisht e papranueshme për ne, që thotë se Republika e Maqedonisë duhet të pranojë të përdorë për përdorim ndërkombëtar një emër tjetër të ndryshëm nga emri kushtetues Republika e Maqedonisë," e citonte atë Mafax të thoshte.
Më parë, krerët maqedonas lëshuan një deklaratë që kundërshton çdo ndryshim emri edhe sikur kjo të mohojë hyrjen në NATO. Partia qeverisëse VMRO, aleatja e saj, partia Demokratike e Shqiptarëve dhe Social Demokratët e opozitës kanë paraqitur një front të bashkuar ndaj çështjes. Sondazhet tregojnë një kundërshtim dërrmues, që i avitet 100%, për një emër të ri në përdorimin ndërkombëtar.
Greqia, megjithatë, argumenton se emri "Maqedoni" nënkupton pretendime ndaj territorit grek dhe deformon historinë. Sipas së përditëshmes greke Kathimerini, Athina po sinjalizon se do të pranonte një emër të përbërë, të tillë si Maqedonia e Re ose Maqedonia e Sipërme që qartazi e dallon vendin nga krahina greke e Maqedonisë.
Diplomatët grekë kanë qarkulluar tani propozime të këtij lloji në anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, NATO dhe BE, thoshte Kathimerini.
"Greqia do që të zgjidhë problemin, ajo po bën një përpjekje të sinqertë në këtë drejtim," tha Nimitz në një intervistë me gazetën.
Sipas Denko Malevskit, një ish ministër i jashtëm maqedonas dhe ambasador në OKB, Greqia "do një zgjidhje të shpejtë, trëmbur nga komplikimi pas njohjes së emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga Kanadaja" dhe vende të tjera.
Megjithatë, shtoi ai, situata politike në Maqedoni dhe Greqi e bën një zgjidhje të tillë të vështirë për t'u arritur.
Ministri i jashtëm aktual Antonio Milososki ndërkohë, shpreson se "Greqia do t'i japë epërsi përparësive rajonale. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit është një faktor për stabilitetin tonë dhe stabiliteti ynë është përfitues për Republikën e Greqisë," thotë ai.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes