Partitë e BiH do të nisin konsultimet mbi kryeministrin e ri

13/11/2007

Në qoftë se nuk arrihet marrëveshje mbi një kryeministër të ri të Bosnje dhe Herzegovinës brenda një muaji, vendit i duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(Office of the High Representative - 13/11/07; AFP, AP, Reuters, DPA, AKI, B92 - 12/11/07)

photo

Kryeministri i Bosnje dhe Herzgovinës Nikola Spiriç u drejtohet gazetarëve të Sarajevë të hënën (12 nëntor) pasi presidenca pranoi dorëheqjen e tij. [Getty Images]

Presidenca tre-palëshe e Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) tha të hënën (12 nëntor) se kishte pranuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Spiriç.

"Unë mendoj se do të ishte mirë për vendin në qoftë se Spiriç tërhiqte dorëheqjen e tij, por ai këmbënguli në atë," u tha gazetarëve Haris Silajxhiç, anëtari boshnjak i presidencës tre-palëshe. "Ne po nisim konsultime me partitë për një kabinet të ri."

Presidenca, e kryesuar tani nga kroati boshnjak Zheljko Komsiç, duhet t'i propozojë parlamentit një kandidat për kryeministër brenda 30 ditësh. Në qoftë se ata nuk bëjnë kështu, do të thirren zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Spiriç ofroi dorëheqjen e tij në 1 nëntor si protestë ndaj vendimit të Përfaqësuesit të Lartë Miroslav Lajçak për të detyruar reformat që synonin përmirësimin e funksionimit të institucioneve shtetërore, duke përfshirë kabinetin e Spiriç.

Në 19 tetor, diplomati sllovak njoftoi një seri masash që përfshinin ndryshime në rregullat e kuorumit që qeveriste punën në këshillin e ministrave të BiH dhe parlament gjë që do ta bënte më të vështirë për anëtarët e të dy organizmave të bllokonin kalimin e vendimeve dhe legjislacionit duke bojkotuar sesionet.

Lajçak tha se po qe se masat nuk zbatoheshin deri në 1 dhjetor, ai do të përdorte pushtetin e tij si administrator i lartë ndërkombëtar në BiH për t'i detyruar ato.

Politikanët serbë boshnjakë menjëherë kundërshtuan hapat e propozuara si jokushtetuese dhe që shkelnin Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, marrëveshje e cila përfundoi konfliktin e 1992-1195 në BiH. Duke pretenduar se masat do të lejonin boshnjakët dhe kroatët t'i mbizotëronin ata me vota, ata kërcënuan të linin institucionet e nivelit shtetëror.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Spiriç, i cili është anëtar i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) të kryeministrit të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik dhe që do të mbetet si kryeministër i ngarkuar seri sa të caktohet një kabinet i ri, ishte i pari serb boshnjak që linte postin. Masa e tij pasoi një deklaratë nga përfaqësuesit e pesë fuqive të mëdha që mbikqyrin mëkëmbjen e pas-luftës të BiH, që shprehte mbështetje të plotë për Lajçak dhe vendimet e tij.

Dodik tha të hënën se SNSD do të marrë pjesë në bisedimet politike për të zgjedhur një zëvendës për Spiriç, me kusht që Përfaqësuesi i Lartë "të tërheqë apo amendojë" vendimin e tij. Lajçak tha të martën se po priste një përgjigje nga RS rreth interpretimit ligjor të amendamenteve të propozuara dërguar në njësi për t'u marrë në konsideratë.

"Vendimi i Përfaqësuesit të Lartë është në fuqi dhe nuk është i negociueshëm," tha zyra e tij javën e shkuar.

Lajçak duhet të informojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së rreth gjendjes politike dhe të sigurisë së BiH të enjten. Ai do t'i thotë organizmit 15-vendesh se dy skenarët që vendi ndesh janë "shkallëzimi i krizës artificiale politike, që shpie në izolim, ose ulja e krizës politike dhe lëvizja përpara në rrugën evropiane", tha zyra e tij të martën.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment