Ligji dështon të pengojë duhanpirësit shqiptarë

12/11/2007

Në teori, legjislacioni shqiptar kundër duhanpirjes është nga më të ashprit në Evropë. Por shumë shqiptarë ndjehen të lirë ta shpërfillin atë.

Nga Sami Neza për Southeast European Times në Tiranë - 12/11/07

photo

Shumica po shpërfill ligjin që ndalon duhanpirjen në publik. [Dosje]

Shqiptarët më së shumti po shpërfillin një ndalim të duhanpirjes në vendet publike pasi ndëshkimet nuk kanë hyrë në veprim, sipas organizatës Smoke Free Albania.

Ligji, i cili hyri në veprim në maj, ndalon pirjen e duhanit në bare, restaurante, zyra qeverie dhe vende të tjera publike. Në teori, legjislacioni kundër pirjes së duhanit i Shqipërisë është midis më të ashpërve në Evropë por veprimtarët thonë se zbatimi ka qenë larg të qënit siç duhet.

"Njerëzit gjobiten por gjobat nuk janë mbledhur; nuk ka barazi në zbatimin e këtij ligji," tha Xhovani Shyti i Smoke Free Albania."Disa bare e ndalojnë duhanpirjen, ndërsa të tjerët, jo."

Një pronar bari që kërkoi të mos identifikohej me emër, spjegoi se pse ai e merr në sy rrezikun e të gjobiturit. "Po të ndaloj pirjen e duhanit në barin tim, do të humbas klientët dhe biznesi do të dështojë," tha ai.

Edhe në dy Kullat Binjake luksoze të Tiranës, ndodhur vetëm pak metra nga zyra e kryeministrit, njerëzit pinë duhan haptazi. Kullat janë vendi i bareve e restauranteve të shumta.

Në katër muajt e fundit, ministria e shëndetësisë ka inspektuar më tepër se 5,000 vende dhe ka lëshuar 1,500 gjoba, asnjë nga të cilat nuk është mbledhur.

Edmond Stojku, një zyrtar i lartë në ministri, thotë se problemi është bashkërendimi i dobët midis inspektorëve të shëndetësisë dhe policisë bashkiake.

"Ne mund t'u vemë gjobat shkelësve, por nuk mund të mbledhim gjobat," spjegon ai.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Shqipëria ka normën më të lartë të pirjes së duhanit në Evropë. Sipas statistikave kombëtare, 40% e shqiptarëve pijnë duhan rregullisht. Rezultati i një sondazhi vitin e shkuar me studentët e mjekësisë në Universitetin e Tiranës nxorri se deri në vitin e pestë, 90% qenë duhanpirës të rregullt.

Sipas të dhënave të ofruara nga ministria e shëndetësisë, konsumi i duhanit u rrit pas vitit 1990. Përpara kësaj, jo më shumë se 20% e shqiptarëve e pinin duhanin. Rritja më e madhe në konsumin e duhanit ka ndodhur midis të rinjve dhe vajzave.

Legjislacioni i ri, që penalizon gjithashtu organet e medias që nxisin duhanpirjen, ka qenë më i suksesshëm në pengimin e reklamave. Ato janë hequr më së shumti nga gazetat, transmetimet e TV dhe posterat.

Gjobat megjithatë nuk duket ta kenë ndikuar ndjeshëm publikun e përgjithshëm në një vend ku fëmijët shpesh mund të shihen tek shesin cigare nëpër rrugë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment