Ambasadorja e SHBA vlerëson operacionin e policisë maqedonase, bën thirje për reforma më të shpejta

09/11/2007

Ambasadorja e SHBA në NATO Viktoria Nuland vlerësoi policinë maqedonase për operacionin e saj më parë kësaj jave kundër një grupi militantësh. Ajo i kërkoi gjithashtu vendit të shkojë përpara me reformat e nevojshme për integrimin euro-atllantik.

Nga Dimitar Bocevski dhe Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 09/11/07

photo

Ambasadorja e SHBA në NATO Viktoria Nuland (majtas) u takua të enjten (8 nëntor) në Shkup me kryeministrin Nikola Gruevski. [Tomislav Georgiev]

Ambasadorja e SHBA në NATO Viktoria Nuland në një vizitë në Shkup të enjten (8 nëntor) përshëndeti operacionin policor kundër një bande të armatosur etnike shqiptare të mërkurën.

"Ne jemi të informuar rreth operacionit. Jemi veçanërisht të impresionuar nga fakti se detyrat u kryen nga forcat policore shumë-etnike," tha ajo pas një takimi me kryeministrin Nikola Gruevski dhe zyrtarë të tjerë.

Operacioni policor i quajtur Stuhia Malore, u nis të mërkurën në fshatin Brodec me qëllim që të arrestonte një grup kriminal prej 30 deri 50 vetësh, kryesuar nga Ramadan Siti dhe Lirim "Nazi" Jakupi. Rreth 250 vetë të njësisë së posçme të ministrisë së brendshme dhe të njësisë së posaçme për zhvillimin e shpejtë, përparuan në fshat, ndërsa një grup më i vogël prej 50 policësh të forcave të posaçme kishin zënë pozicion në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Dy helikopterë policie u dërguan për të siguruar rikonjicionin ajror dhe sipas së përditshmes Vreme, tre helikopterë të ushtrisë Mi-24 siguruan mbështetje luftimi nga ajri.

Policia ka konfirmuar gjashtë të vrarë: Ramadan Siti, Tidan Fejzullahu dhe Imer Gavazi nga Kosova, Bekim Mehmeti nga Tetova dhe Ferad Sahimi, Fisnik Ahmeti nga Brodeci. Trembëdhjetë vetë u arrestuan, të gjithë shqiptarë etnikë dhe janë akuzuar për mbështetje të kriminelëve.

Jakupi siç thuhet nuk ishte në fshat në kohën e operacionit, por një kërkim i gjerë policor është në proces përgjatë malit Shar për ta arrestuar atë dhe grupin e vogël që ka me vete.

Veprimi erdhi vetëm një ditë më parë se Nuland, në një turne rajonal, të arrinte në Shkup për të sjellë një kërkesë për më tepër reforma.

"Kur vrapon në një maratonë, nuk mund të pushosh në dy miljet e fundit, por duhet të nxitosh deri te vija e finishit. Kjo është një kohë e shkurtër por ne kemi besim se Maqedonia do t'ja dalë," u tha ajo zyrtarëve.

Ajo vlerësoi Maqedoninë për arritjen e përparimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Maqedonia është shembulli i një shoqërie demokratike shumë-etnike në rajon, tha Nuland.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Por ajo vuri në dukje gjithashtu se reformat në gjyqësor dhe polici duhet të vazhdojnë. Ajo u bëri thirrje krerëve politikë të zgjidhin dallimet dhe të vendosnin dialog konstruktiv.

Më së fundi, ajo i kërkoi Maqedonisë e Greqisë të ktheheshin në tryezën e negociatave për të përpunuar një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre dhjetëravjeçare për emrin.

Maqedonia, së bashku me anëtarët e Kartës Adriatike, Shqipërinë dhe Kroacinë, shpreson për një ftesë për anëtarësimin në NATO në 2008.

"Presidenti im do që t'u shohë në NATO," tha Nuland gjatë takimit të saj me presidentin Branko Crvenkovski. "Për fat të keq, nga të tre kandidatët, ju jeni në vendin e tretë tani."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment