Serbia dhe BE nënshkruajnë paraprakisht SAA

08/11/2007

Serbia dhe BE kanë nënshkruar paraprakisht një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi parë si një hap i parë kyç drejt anëtarësimit. Megjithatë, bashkëpunimi i plotë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës mbetet një kusht për nënshkrimin e vërtetë të saj.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 08/11/07

photo

(Nga e majta): Presidenti serb Boris Tadiç, nënkryeministri serb Bozhidar Djeliç dhe komisioneri për zgjerimin e BE Olli Rehn, nënshkruajnë marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit në selinë e BE në Bruksel të mërkurën (7 nëntor). [Getty Images]

Nënkryeministri Bozhidar Djeliç dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn nënshkruan në Bruksel të mërkurën (7 nëntor) një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi (SAA). Ceremonia u ndoq gjithashtu nga presidenti serb Boris Tadiç.

Masa erdhi pasi kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës Karla del Ponte informoi Rehn se Beogradi kishte bashkëpunuar mjaftueshëm me gjykatën e Hagës. Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se dorëzimi i Ratko Mlladiç, paditur për genocid në Srebrenicë në 1995, mbetet një kusht për nënshkrimin përfundimtar dhe vënien në zbatim të marrëveshjes.

Nënshkrimi paraprak do të thotë se teksti është vendosur dhe nuk do t'i bashkëngjiten ndryshime të tjera thelbësore. Megjithatë, ai do të futet në fuqi pasi të nënshkruhet përfundimisht.

Tadiç tha se ai shpresonte se kjo do të ndodhte në disa javë. Mlladiç dhe të arratisurit e tjerë të mbetur do të dorëzohen në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në qoftë se ata fshihen në Serbi, premtoi ai.

"Disa nga të paditurit mund të mos jenë në Serbi," tha ai. "Kjo është se pse unë nuk mund të them se do të arrestojmë disa nga ta. Por në qoftë se ata janë në territorin serb, është e sigurtë se do t'i arrestojmë dhe ekstradojmë në Hagë," tha presidenti.

Rehn tha se ai shpresonte se marrëveshja do të nënshkruhej përfundimisht së shpejti por shtoi se kjo varej nga veprimet e Beogradit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Disa analistë politikë kanë thënë se nënshkrimi paraprak i marrëveshjes, origjinalisht për në tetor, por i shtyrë për shkak të bashkëpunimit të pamjaftueshëm me gjykatën, ishte me qëllim që të inkurajonte bllokun demokratik në Serbi ndërsa ajo ndeshej me vështirësitë e çështjes së statusit të Kosovës. Megjithatë Rehn mohoi çdo qëllim të tillë.

"Kosova po trajtohet brenda OKB-së ndërsa procesi i shoqërimit me BE po drejtohet në një tjetër pistë," tha ai.

"Do të ishte gabim të pritej që Serbia apo ndonjë vend tjetër të jepte Kosovën për hatër të pranimit më të shpejtë në BE. Debati politik në Serbi duhej të ridrejtohej nga e kaluara nacionaliste te e ardhmja evropiane," shtoi Rehn.

Koshtunica tha se nënshkrimi paraprak tregon se qeveria serbe është "në rrugën më të mirë të demonstrimit se ajo mundet njëherazi të trajtojë me sukses integrimin në BE dhe të mbrojë integritetin dhe sovranitetin e vendit" nëpërmjet bisedimeve të Kosovës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment