31/10/2007
Më tepër se 200 përfaqësues të besimeve të ndryshme miratuan një deklaratë ku zotohen të nxitin dialogun ndër-fetar dhe të dënojnë çdo formë të terrorizmit apo dhunës fetare.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 31/10/07
![]() "Kjo konferencë forcon nevojën për të parë vendin e fesë në jetën e njerëzve," tha kreu i kishës ortodokse maqedonase, arkipeshkopi Stefan. [Getty Images] |
Më tepër se 200 përfaqësues të besimeve të ndryshme miratuan një deklaratë të dielën (28 tetor) duke bërë thirrje për dialog të përmirësuar ndër-fetar, mirëkuptim dhe unitet. Deklarata erdhi në fund të Konferencës Botërore tre-ditore mbi Dialogun Ndër-fetar dhe Ndër-qytetërimeve, mbajtur në Ohër.
Konferenca, e para e këtij lloji, u organizua nga ministria e kulturës e Maqedonisë dhe Komiteti për Marrëdhëniet me Komunitetet Fetare. Ajo u mbështet nga UNESKO, Lidhja Botërore Islamike dhe Konferenca Botërore mbi Fenë dhe Paqen.
Mirëkuptimi i feve të tjera mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit që është rritur në respekt të ndërsjelltë, thotë deklarata. Pjesëmarrësit dënuan çdo formë të terrorizmit dhe dhunës fetare.
"Përfaqësuesit e komuniteteve dhe grupeve fetare të botës, intelektualët dhe zyrtarët qeveritarë po flasin me një zë dhe po dërgojnë një mesazh tolerance nga Ohri," tha kryeministri maqedonas Nikola Gruevski.
Kreu i komunitetit fetar islamik të Maqedonisë, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, tha se pranimi i dhunës dhe terrorizmit rrjedh nga padija dhe plogështia shpirtërore.
Ndërsa nxitën dialogun midis feve, pjesëmarrësit theksuan gjithashtu se feja në përgjithësi vazhdon të luajë një rol qendror anembanë qytetërimeve të ndryshme.
"Kjo konferencë detyron nevojën për të parë vendin e fesë në jetën e njerëzve," tha kreu i kishës ortodokse maqedonase, arkipeshkopi Stefan.
Sipas ministrit të jashtëm Antonio Milososki, konferenca e Ohrit ishte një sukses për shkak se përfaqësuesit e shumë feve qenë të pranishëm dhe qenë në gjendje të angazhoheshin në dialogun e ndërsjelltë.
"Unë nuk kam dyshim se kjo konferencë do të ketë një rol të rëndësishëm në inkurajimin e politikanëve për të ndjekur rekomandimet dhe punën në frymën e dialogut dhe të kompromisit," i tha tubimit përfaqësuesi i posaçëm i BE, Ervan Fuere.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së, Srgjan Kerim forli gjithashtu në konferencë. "Kjo konferencë botërore e mbajtur në rrethinat e vjetra e shpirtërore të Ohrit do të përmirësojë përpjekjet tona për të respektuar dallimet e ndërsjellta dhe për të nxitur kulturën e paqes," tha ai.
Veprimtaria ishte në përputhje me dy nisma të OKB-së dhe UNESKO: Dhjetëvjeçari i Dialogut Midis Qytetërimeve dhe Dhjetvjeçari i Kulturës së Paqes.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes